Një incident ka ndodhur në spitalin e Durrësit ku një 29-vjeçar ka dhunuar mjekun.
Bëhet fjalë për shtetasin K.Xh., 29 vjeç, banues në Durrës i cili ka goditur me grusht në ambientet e spitalit mjekun me inicialet A.T., 63 vjeç.
Policia ka vënë në pranga të riun dhe bën më dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyrës.
Uniformat blu kanë ndërhyrë menjëherë duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të të riut. Sipas policisë rasti është regjistruar të martën më 1 maj.