Tre të dënuar kanë tentuar që të arratisen nga burgu i Fushë Krujës. Gjatë kontrollit në qeli është zbuluar se të dënuarit kishin prerë hekurat e dritares, ndërkohë që është ndërhyrë menjëherë duke parandaluar planin për t’u arratisur nga burgu.
Sipas burimeve për REPORTTV qelia në katin e parë pranë sektorit të sigurisë së zakonshme është konstatuar me hekura të prerë të dritares.
Emrat e personave që ndodheshin në atë qeli nuk bëhen publik, ndërsa dyshohet se për këtë është përdorur një sharrë hekuri e futur në burg nëpërmjet takimeve me familjarët. Sipas ministrisë së drejtësisë personat që ishin në qelin me hekura të dëmtuara me prerje ndodheshin aty prej 15 ditëve.