Mbledhja e ditës së sotme e Komisionit Hetimor parlamentar për ish-ministrin Saimir Tahiri,
ka degraduar disa herë ku kryetari Edi Paloka nuk ka lejuar mazhorancën që të marrë kohën e përcaktuar.
Debati është zhvilluar me tone të forta mes deputetit Bashkim Fino dhe kolegut Paloka ku nuk kanë munguar edhe fyerjet.
DEBATI
Paloka: I keni bere kërkesë ministrisë së bujqësisë për Saimir Tahirin
Fino; se ca kemi kërkuar ne, e dimë, a i firmos kaq duam nga ty e bën dot këtë punë?
Paloka: Shoku Bashkim këtu drejtoj unë, jo ti
Fino: Ec mor aty ti, të pyes ty
Paloka: Shoku Bashkim,
Fino: Lëre se e kam unë fjalën,
Paloka: O fino, deyrat mi jep ligji jo ti, e drejtoj unë komisionin jo sipas dëshirave të tua
Felaj: Mos drejto në mënyrë abuzive
Fino: Ore firmosi kaq duam ne
Paloka: Ore për shkresat tuaja po flas
Felaj; Nuk po flet, po tallesh, na thuaj pse nuk i cove dhe nisi, kaq
Noka: Ore pse jeni kaq nervozë, nuk e kuptoj
Sterkaj: Nuk je zakonisht i qetë, por të falenderojmë për qetësinë që po mban. Ju keni marrë përsipër të hetoni ne, apo të hetoni cështjen në fjalë.
Deri tani më vjen keq që gjendem në këtë grup, do e kisha lënë, por për shkak të numrave nuk po iki. Kërkesat tona i çmon koha dhe puna.
Ecni para se nuk kemi kohë me humb. Komisionet janë mbledh për të gjyku njëri tjetrin, a keni mundësi të gjykoni cështjet, kur dalim jashtë ne të tërë i japim dorën njëri tjetrit, nuk kemi asgjë. Po prashisim lakra kot.
Paloka: Edhe unë atë po kërkoj, nuk po gjykojmë njëri tjetrin, kjo është cështje e ligjit, unë nuk firmos dot kërkesa që janë kundër ligjit, del jashtë objektit kjo.
Felaj; Ne i jemi drejtuar prokurorit të përgjithshëm, për vendimin e Kuvendit(TemA)