osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

VIDEO/ “Pse je aq kur**?!”, nisin masat ndëshkimore ndaj dy punonjëseve të “Shtëpisë së Foshnjës” në Vlorë

VIDEO/ “Pse je aq kur**?!”, nisin masat ndëshkimore ndaj dy punonjëseve të “Shtëpisë së Foshnjës” në Vlorë

Pas pamjeve filmike të denoncuara nga emisioni “Stop”, i cili solli me zë dhe figurë dhunën verbale ndaj fëmijëve jetim që strehohen në Shtëpinë e Foshnjës, në Vlorë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi për dy punonjëset. Mësohet, se ditën e sotme, ato janë shkarkuar nga detyra, ndërsa organet e tjera po vazhdojnë hetimin.

Pamjet e sjella nga kamera e fshehtë e programit investigativ, treguan se si kujdestarja dënonte fëmijë të ndryshëm të qëndrojnë të veçuar, kur ata nuk e dëgjojnë, ndërsa u bërtet me ton të ashpër dhe u flet me një fjalorë tejet joetik. Ndërkohë, punonjësja tjetër rri dhe e shikon, madje nuk reagon fare ndaj dhunës.

VIDEO E TRANSMETUAR DJE

Punonjësja – Ik Leo ik, se do vijë Vali pastaj, të të veshë kanatiere!

Punonjësja 2 – Hajde këtu ti…!

Punonjësja – O, të keqen una…

Punonjësja 2 – Ulu aty! Një moment të gëzueshëm, ti ta kthen gëzimin në sherr. Unë s’kam nerva sot të bëj sherr me ty Koço.

Punonjësja – Ai u dënua, se u plevitos.

Punonjësja 2 – Je fshirë ti? Merre leckën, fshihu!

Punonjësja 2 – O çuna! Do ju dënoj prapë ëëë… Po kjo Ana ku është? Pse je aq ku*** ti, moj?!

Punonjësja 2 – Pse hë…?! Aty të rrish! M*t! Mbylle, mbylle!

Punonjësja 3 – Hajde se kanë bërë që të gjithë zhurmë, por më shumë Fabio me Anën. I janë qepur Blerinës e s’e lënë rehat. Shoqen time, kolegen e punës ma meruan fare.

Punonjësja 3 – Ik, o çun, o…!

Punonjësja 3 – O idiote! O sa më dhemb mesi… o idiote, o debile, thashë se rashë…

Fëmijët jetimë ndëshkohen e thirren me epitete të neveritshme nga punonjëset e Shtëpisë së Foshnjës, të cilat në fakt paguhen për t’iu shërbyer.