Në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka nisur mëngjesin e sotëm diskutohet raporti i ERE. Është vënë re mungesa e opozitës në komision, i pranishëm është deputeti Robert Bitri i LSI.
Kreu i ERE, Petrit Ahmeti tha se çmimi i energjisë do të vendoset në bazë të performancës së kompanisë.
Enti Rregulator i Energjisë raporton dhe i bën një vlerësim të veçantë rritjes së sigurisë së furnizimit të vendit me energji elektrike. Rëndësi të madhe ka marrë edhe rregullimi i linjave të gazit natyror.
Jemi pjesëtar i organizmave të Europës Juglindore, kemi marrë pjesë dhe kemi udhëhequr disa procese, dhe kemi marrë edhe vlerësime pozitive. Jemi në diskutimin e problematikave të tarifave të gazit natyror, do të doja të bëja një lloj dialogimi.
Kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi ka pyetur nese do të rritet çmimi i energjisë elektrike dhe për furrat e bukës dhe Ahmetaj ka thënë që furrat e bukës dhe objektet fetare kanë një çmim të reduktuar.
Humbjet teknike në rrjet duan investime të mëdha dhe lidhen me cilësinë e performancës së ERE, ka thënë Ahmetaj.
Për energjinë e rinovueshme është një hapsirë shumë e gjërë për të folur dhe diskutuar, është një koncept modern, kostoja e fillimit është shumë i lartë. Janë dhënë licensa për energjinë diellore por është e limituar, Varet nga flukset e dritës, kur ka dritë prodhohet, në të kundërt jo. Ka një kosto të kosiderueshme por më vonë do të hyjë në vendin tonë. Kemi dhe tjergullat fotovoltaike që shërben për konsum familjar, dhe nuk po shfrytëzohet në mënyrë të plotë. Nuk do të ketë më fatura aforfe, ka pasur shumë ankesa për mbifaturime.
Shalsi ka pyetur rreth debatit të furrave të bukës të cilat kanë pajisje si frigoriferë, tarifa është 14 lekë. Kërkesa është të përgjysmohet për të gjithë aktivitetin. Si ta menaxhojmë këtë kërkesë?
Ahmetaj ka thesuar se duhet të bëhet ndarja e shërbimeve, pra duhet të jetë një furrë e mirëfilltë buke pa pasur shitje të produkteve të tjera.
Tarifa do të jetë e reduktuar vetëm për subjektet që do të prodhojnë bukë, pasi këto ambiente anë shtuar aktivitet tjetër përveç shtijes së bukës, pranë tyre është një dyqan që shet po këto mallra e paguan energji pa çmim të reduktuar. Duhet diferencuar prodhimi, të ndahet aktiviteti. Furrat e mirëfillta për prodhimin e bukës do të vijojnë të kenë të njëjtin çmim të reduktuar.
(Niveli i humbjeve të OSHEE për tremujorin janar-mars 2018)
Raporti i OSHEE për periudhën Janar-Mars 2018
Janar-Mars 2018/OSHEE ul më tej humbjet, arkëton 17.8 miliardë Lekë
Të dhënat e tremujorit të parë 2018 paraqesin tregues pozitiv, duke hedhur një hap drejt stabilitetit të mëtejshëm të financave të Operatorit të Shpqendares së Ebergjisë Elekktrike SH.A (OSHEE).
Niveli i humbjeve, si tremujor zbriti në 27.7%, nga afro 50% që ishte ne vitin 2013, pra dukshëm kemi një kapërcim treguesve me gati 2-fish.
Duke i krahasuar humbjet me 3-mujorin e parë 2017, kemi një reduktim me 2.5 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me planin OSHEE, muaji Mars u mbyll në masën 0.6% më pak se norma e planifikuar (Plan 27.9%).
Arkëtimet vijojnë trendin pozitiv, me nivel të hyrash në arkën e OSHEE prej 17.8 miliardë lekë, ose mbi 650 milionë lekë më tepër se 3-mujori i parë 2017.
Theksojmë gjithashtu se, tremujori 2018, shënon rritje të ndjeshme të arkëtimeve me vonesë (deri në 90 ditë), krahasuar me 3-mujorin 2017, 2.5% ose rreth 400 milionë lekë më tepër.
Paralelisht me treguesit më lartë, paraqitet në performancë pozitive edhe niveli i borxhit, ku konkretisht: “Borxhi i keq Principal, për fatura 2007-2014, arriti në 47.8 miliardë lekë në fund të muajit mars, nga 67.8 miliardë që ishte në fund të vitit 2014, pra kemi reduktim në masën 29.5%
Aktmarrëveshjet vijojnë të lidhen, ku prej dhjetorit 2014 e deri në fund të marit kemi mbi 400 mijë kontrata të nënshkruara midis OSHEE dhe abonentëve.
Vlen të theksojmë se 345,800 e abonentëve debitorë kanë pranuar ta paguajnë direkt debinë me një këst, duke përfituar reduktim kamate me 70 dhe 80%./Shqiptarja