Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave, testet serologjike janë të panevojshme dhe të pasigurta për të përcaktuar se sa mbrojtje mund të ketë një individ nga vaksinat.
FDA ka shpjeguar se testet nuk janë krijuar për të zbuluar këtë lloj informacioni dhe duhet të përdoren vetëm për të përcaktuar nëse një person ka qenë infektuar me Covid-19. Gjithashtu, testi mund të ofrojë rezultate të pavërteta. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve gjithashtu rekomandojnë që të mos bëhet testi pas vaksinimit.
“Shumica e laboratorëve zakonisht kryejnë teste për antitrupa anti-nukleokapsidë, por ato nuk janë antitrupa që do të krijohen nga vaksina, por vetëm përmes infektimit natyror.
Nëse testi tregon se individi ka nivele të ulëta të antitrupave ose nuk ka fare, kjo nuk do të thotë që vaksinimi nuk ka funksionuar”, shkroi Luis Ostrosky, ekspert për sëmundjet infektive në Teksas.
Eksperti shton se vaksinat prodhojnë antitrupa specifikë që testet e antitrupave të prodhuara deri më tani nuk mund t’i zbulojnë.
Në këndvështrimin e ekspertëve të FDA, antitrupat e Covid-19 mund të zgjasin edhe dy vjet, duke marrë parasysh se ky virus është pjesë e familjes së koronavirusëve të tjerë.
Studimet të ndryshme kanë treguar se personat e rikuperuar nga COVID-19,kanë një nivel më të ulët të antitrupave pas gjashtë muajsh. Ato shpjegojnë se numri i qelizave T bie, ndërsa qelizat B, pra qelizat kujtesë rriten me kalimin e kohës..
Ghady Haidar, një mjek i sëmundjeve infektive në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Pittsburgh, shpjegon se njerëzit me sistem imunitar të dobët duhet të shmangin bërjen e testeve të antitrupave pas vaksinimit të COVID-19 të cilat nuk shërbejnë.
“Përpiquni të mos e bëni testin e antitrupave nëse keni imunitet të dobët dhe të anashkaloni idenë se do mësoni mbi mbrojtjen që keni në trup. Nëse bëni një test dhe rezultoni se keni antitrupa, duhet të vazhdoni ta konsideroni veten të rrezikuar, e të kujdeseni për masat mbrojtëse kundër Covid-19”, shton Haidar./Science, gazeta “Si”