Në emisionin e pasdites “Rudina”, dje ishte e ftuar gjyshja e Besit, Ija e cila është kthyer në një nga personazhet më të komentuara në media e rrjete sociale.
Ija solli shumë pozitivitet dhe zbuloi shumë të pathëna gjatë intervistës.
Megjithatë një shkrim i një gazetareje që qarkulloi online dje, e ka revoltuar Rudinën e cila sot ka postuar një status ku reagon lidhur me këtë pjesë.
“Meqe dje, disa prej komentuesve “te shqetesuar” e ndonje gazetareje lart e poshte, qe sugjeron ligjerata akademike çdo dite pasditeve ne tv, se çfare modeli dha Ija e Besit ne program, po jua sqaroj qe perveçse argetoi, na kujtoi modelin e njeriut qe per te siguruar jetesen ben edhe pune krahu e fushe, qe ka rritur plot femije e niper te mbare e qe pavaresisht jetes se veshtire, buzeqeshja dhe humori ia gezon shpirtin edhe sot e kesaj dite, qe ka vajtur afer te tetedhjetave. Do uroja shume qe kete model ta ndiqnin edhe shume prej atyre qe rrine e shkojne kohen ne fb duke komentuar lart e poshte, ne vend qe te merren me nje pune e te mbushin jetet e tyre. Gezuar 1 Majin!”, shkruan Rudina.