Pak ditë më parë, Armina Mevlani ka festuar ditëlindjen, në një festë madhështore. Por kësaj here ajo nuk e ka kaluar si çdo datëlindje tjetër.
Pasi kush e ndjek blogeren e “boronicave”, i dashuri i saj Shkëlzen Berisha e ka uruar gjithmonë publikisht atë për këtë datë të veçantë në jetën e çiftit.
Kësaj here, të gjithë vunë re se mungonte urimi publik i Shkëlzenit, ndaj në rrjet po qarkullojnë fjalë, se ndoshta çifti po kalon një krizë në marrëdhënien e tyre.
Thuhet se një arsye e ftohjes mund të jetë bërë edhe shpallja “non grata” e Shkëlzenit në SHBA, ku Armina synon të shkojë jo vetëm për qejf, por edhe për të bërë karrierë si modele.
Dhe të jesh e dashura e një personi non grata, nuk të ndihmon shumë në asnjë vend të botës. A mos vallë Armina po zgjedh Amerikën në vend të Shkëlzenit dhe familjes Berisha?