osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Rriten rreziqet për Berishën: Bullgaria kërkon të bëhet precedent në BE ndëshkimi i personave të shpallur “non grata” nga SHBA

Rriten rreziqet për Berishën: Bullgaria kërkon të bëhet precedent në BE ndëshkimi i personave të shpallur “non grata” nga SHBA

Shpallja “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pritet t’i hapë shumë telashe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ky i fundit menjëherë sapo u njoh me vendimin e DASH, i hodhi poshtë akuzat se është përfshirë në korrupsion dhe ka penguar demokracinë, ndërkohë që nga ana tjetër të shumtë janë zërat që kërkojnë hetimin e ish-kryeministrit Berisha nga Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe madje ndalimin e tij jashtë vendit.

Por duket se hapin e parë e ka hedhur Bullgaria, pasi Sofja Zyrtare kërkon të bëhet precedent në Bashkimin Europian ndëshkimi i personave të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DASH, pak ditë pasi shpalli ish-liderin demokrat person të padëshiruar në SHBA, mori edhe një vendim, ku shpalli “non grata” disa zyrtarë bullgarë.

Por kjo çështje ka qenë dje objekt diskutimi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të drejtuar nga presidenti bullgar, Rumen Radev. Ky i fundit sipas asaj që thonë mediat bullgare, ka kërkuar që sanksionet e SHBA-së sipas ligjit “Magnitski”, kundër personave bullgarë të jenë një precedent për BE.

“Nuk ka një kornizë të qartë ligjore për një aleat, një vend anëtar të BE dhe NATO që bie nën sanksione kaq të rënda se si të veprojë. Qeveria është e detyruar të marrë masa për të minimizuar rrezikun për institucionet shtetërore dhe për shtetasit bullgarë nga pikëpamja financiare”, deklaroi presidenti bullgar, Rumen Radev.

Por nëse kërkesa e Sofjes që të bëhet precedent në Bashkimin Europian ndëshkimi i personave të shpallur “non grata” nga SHBA, merret në konsideratë nga Brukseli, rriten rreziqet për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo pasi Shqipëria aspiron që t’i bashkohet BE dhe nëse rasti i ndëshkimit të personave të shpallur “non grata” pranohet që të sanksionohet edhe në Bashkimin Europian, Berisha ka gjasa të hetohet, të dorëzojë mandatin e deputetit dhe madje të ndalohet të hyjë në BE.