Një garë spektakolare ajo në Azerbajaxhan. Pesë xhiro nga fundi, kur gjithcka po shkonte më së miri për Max Verstappen në krye të garës, piloti holandez i Red Bull nuk kontrollon dot makinën dhe përplaset me muret mbrojtëse dhe nuk merr asnjë pikë.
Nga kjo situatë përfiton shoku i skuadrës Sergio Perez, që bëri një garë fantastike, pasi nga vendi i pestë, triumfon në Baku të Azerbajaxhanit. Gara rifillon pas një ndërprerje dhe Lewis Hamilton gabon, duke mbetur në fund dhe nuk merr kreun e renditjes për pilotë.
Një garë shumë e mirë për Sebastian Vettel me Aston Martin, që ngjitet në podium së bashku me Gasly. Jo mirë Ferrari, Charles Leclerc u nis nga vendi i parë, por në fund vetëm vend i katërt.