osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Champions League: Reali për herë të tretë radhazi në finale, një dorë i’a jep vetë Bajerni (Foto+Video)

Champions League: Reali për herë të tretë radhazi në finale, një dorë i’a jep vetë Bajerni (Foto+Video)

Champions League mësoi sot në mbrëmje finalistin e parë të saj. Është i zakonshmi Reali i Madridit, i cili i falet fitores së parë me Bajernin në Gjermani 2-1, kurse sot barazoi në Madrid 2-2. Me rezultat të përgjithshëm 4-3 Reali shkon në finale e madhe të Kievit. Në fakt, Reali i Madridit kualikohet për herë të 3-të radhazi dhe për të 16-ën herë në histori në finalen e UEFA Champions League.

Sa i takon ndeshjes së sotme, përfundoi në barazim 2-2 gjysmëfinalja e kthimit mes madrilenëve dhe Bayern Mynih në “Santiago Bernabeu” me Realin që nxorri jashtë nga kompeticioni skuadrën gjermane falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë që u zhvillua në Mynih. Bajerni luajti më mirë krijoi më shumë volum loje por në fund u eliminua nga Championsi për shkak edhe të gafe të rëndë të portierit Ulreich i cili i dhuroi golin e dytë personal francezit Karim Benzema.

Në Madrid sfida nisi me një gol të shpejtë të miqëve që e bëri akoma edhe më të bukur këtë takim. Ishte sërish Kimich ai që ndëshkoi Kejlor Navas, por vetëm 8 minuta zgjati avantazhi i baverezëve sepse në të 11-ën, Benzema tregoi të gjithë klasin e tij duke i shpëtuar mbulimit të Alabas dhe duke goditur saktë me kokë pas krosimit perfekt të Marcelos. Navas shpëtoi Realin në disa raste në pjesën e parë dhe në pushim dy skuadrat shkuan në barazim 1-1. Por pauza nuk i bëri aspak portierit Ulreich që tregoi se është thjeshtë zëvendësuesi i Nojer dhe asgjë më shumë me këtë të fundit që në sekondat e para të pjesës së dytë bëri një gafë të turpshme pas kthimit të topit pas nga Toliso duke lejuar Benzema ti jepte avantazhin skuadrës së Zidane.

Megjithatë, ekipi i Hejnkes nuk u dorëzua dhe në minutën e 63-të James Rodriguez shënoi golin e ish-it duke barazuar shifrat. Kolumbiani nuk festoi madje u kërkoi falje tifozëve madrilenë në shenjë respekti për 3 vitet që kaloi në Madrid. 30 minutat e fundit të ndeshjes përfshirë edhe shtesat u luajtën vetëm në një portë por Navas dhe Varane u bënë mur duke mos lejuar Bayernin të gjejë golin e fitores dhe atë të kualifikimit.

Në fund festa ishte e gjitha për Los Blancos që kanë mundësi tashmë të bëjnë tris në Champions me një tjetër trofe. Nuk munguan edhe në këtë sfidë kontestimet e Bayernit për një penallti të padhënë nga gjyqtari turk Cakir në fundin e pjesës së parë për një prekje të topit me dorë nga Marcelo brenda zone. E sigurtë është që polemikat do të vazhdojnë gjatë.

Në fakt, nga të gjitha pikëpamjet vizive, dukej qartë se Marcelo e prek topin me dorë dhe gjyqtari duhej të kishte akorduar penallti. Reali ka shkuar deri në finale e madhe me shumë polemika, fillimisht me Juventusin në cerekfinale me një penallti që i përket tashmë historisë, por edhe në dy duele me Bajernin ku arbitrimi ka qenë në dëm të bavarezëve. Të mërkurën në mbrëmje do të luhet dueli tjetër gjysmëfinal, ai midis Romës dhe Liverpulit./Pamfleti Sport