Jemin Gjana thotë se kandidatët për kryetar të PD-së nuk mund ta marrin listën e anëtarëve që do të votojnë më 13 qershor, pasi nuk e lejon Bashkimin Europian.
Sipas tij, listën e anëtarëve të PD-së e ka vetëm personi që merret me mirëmbajtjen e internetit në parti, dhe sekretari i PD-së.
“Ky është një debat që nuk është sot. Ishte më shumë në 2017. Ne jemi vend që kemi nënshkruar marrëveshjen e stabilizim asociimit në 2006, demokratët e nënshkruan.
Që nga ai moment Shqipëria ka detyrime për të përputhur legjislacioni me ato të vendeve të BE. Kemi një ligj të hartuar në 2008 për mbrojtjen e të dhënave personale. Jemi të detyruar ta respektojmë. PD është organizatë dhe nuk është e pritur ta thyejë këtë ligj.
Ne po respektojmë këtë ligj. Kërkesat e ligjit janë: është përcaktim i standarde evropiane të dhënat personale të një individi konsiderohen sensitive dhe personale, si të dhanë me përkatësinë etnike, racore, politike, fetare etj. këtë listë e ka një sektor që quhet sektori i Teknologjisë së informacionit.
Nuk e ka as unë, as kryetari. Kemi një punonjës IT, ky dhe sekretari organizativ i PD janë njerëzit përgjegjës për të hyrë në sistem. Këshilli Kombëtar i PD ka përcaktuar personin që është përgjegjës. Ato janë futur në sistem. Nëse këta njerëz nxjerrin këto lista ndodhen përpara një përgjegjësie ligjore,” deklaro ai për ABC News.