osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

SPAK shkund Metën dhe Berishën! Dosja e aferës CEZ-DIA drejt rihapjes: Nisin të shqyrtohen provat dhe merret në pyetje Kastriot Ismailaj

SPAK shkund Metën dhe Berishën! Dosja e aferës CEZ-DIA drejt rihapjes: Nisin të shqyrtohen provat dhe merret në pyetje Kastriot Ismailaj

Drejtësia e re pritet të shkundë nga themelet klasën politike shqiptare. Ditët e fundit po jepen sinjale se shumë çështje të pazbardhura do të rihetohen.

“21 Janari” dhe shpërthimi i Gërdecit janë dy dosjet e bujshme të rihapura, ndërsa kemi dhe çështje si ajo e Artan Santos që po ashtu po rihetohen.

Por gazeta ka mësuar se një dosje e fortë që po shkon drejt rihapjes është ajo e aferës CEZ-DIA. Gjatë qeverisjes “Meta-Berisha”, administrimi i rrjetit energjetik iu dha CEZ dhe kjo e fundit vendosi që të kontraktonte DIA dhe disa kompani të tjera për të mbledhur borxhet e prapambetura. Por marrëveshja CEZ-DIA u kthye në një aferë korrupsioni, e cila i kushtoi shtetit miliona euro dëme.

Sipas burimeve, SPAK po i rikthehet kësaj çështje. Mësohet se ditën e mërkurë është marrë në pyetje ish-administratori i DIA, Kastriot Ismailaj. Ky i fundit u dënua me 11 vite burg dhe iu sekuestruan disa prona. Por një burim i tha gazetës se ditën e mërkurë ai është shoqëruar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme dhe dyshimet janë që është pyetur po për këtë çështje.

Ndërkohë duhet theksuar se në SPAK ka një padi për aferën CEZ-DIA. Juristi Romeo Kara, ka bërë një padi 3 vite më parë kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, presidentit Ilir Meta dhe disa zyrtarëve të tjerë, duke i akuzuar se i shkaktuan shtetit 39.5 milionë euro dëm nga marrëveshja CEZ-DIA. Dyshimet janë se marrja në pyetje e Ismailajt ka lidhje me këtë dosje dhe nëse ajo shkon drejt rihapjes, do të kemi shumë surpriza.

Detajet e dosjes

Juristi Kara në padinë që ka bërë në prokurori, ka dorëzuar 300 faqe me informacion, ndërsa ka bërë një renditje të argumenteve të tij se përse kemi vepër penale. Janë dhjetëra fakte e argumente, ku implikojnë Metën, Berishën dhe qeverinë e asaj kohe. Fillimisht Kara ka renditur dëshmitë që ka dhënë ish-kreu i CEZ, Jozef Hejsek. Sipas tij, ky i fundit ka thënë: “Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të Kryeministrit Berisha.

Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala çeke filloi administrimin e OSSH-së, të sapoprivatizuar në atë kohe prej tyre”. Kara ka rrëfyer dhe bisedat me ish-zyrtarin e DIA, Elvis Mata.

Sipas tij, ai i ka rrëfyer lidhjet e Metës me Kastriot Ismailin. “Sipas asaj që ka pohuar disa herë, në ambiente të ndryshme vetë Ismailaj, apo ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj, dyshja Meta-Ismailaj janë takuar në Pragë me dyshen Martin Roman & Tomas Pleskash, të cilët kanë qenë përkatësisht numrat 1 dhe 2 drejtues të CEZ-group. Ismailaj me mburrje në më shumë se një rast, ka pohuar se: ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi, u aksidentua qëllimisht nga pala çeke, që ai të mos ishte i pranishëm në takimin e sipërpërmendur”, thuhet në dosje. Kara përmend dhe paratë që kanë qarkulluar në këtë mes.

Në atë kohë ERE uli çmimin e energjisë për CEZ. Kjo e fundit ua shiste qytetarëve më shtrenjtë dhe fitonte miliona. Sipas Karajt, nga ky favor u kërkuan 10 milionë euro. Ai ka përmendur dhe një valixhe me para. “Elvis Mataj më ka pohuar në mënyrë të përsëritur, mua personalisht se: Kastriot Ismailaj i ka çuar në shtëpi Ilir Metës, në një çantë ngjyrë kafe, që i përkiste Elvis Matës, rreth 200 milionë lekë të vjetra. Kjo gjë ka ndodhur, sipas Elvisit në fund të vitit 2010 ose në fillim të vitit 2011. Më shumë ka mundësi ne fillim te vitit 2011”, thuhet aty.

Akuzat ndaj Berishës

Mes të kallëzuarve është dhe ish-kryeministri Berisha. Sipas dosjes ai është përgjegjës që nga firmosja e marrëveshjes e deri te favoret me ndryshimin e çmimit. Në dosje përmendet djali i tij që ka udhëtuar në Pragë, ndërsa thuhet se Mataj është kushëri i tij. “Në periudhën prill-maj 2011, CEZ-i lidhi tetë kontrata të tjera debt collection, të ngjashme me atë të DIA-s. Kompanitë me të cilat u lidhen këto kontrata përfituan rreth 19 mln dollarë, edhe pse dyshohet se nuk kanë punuar realisht për t’i merituar ato para. Farë pak kohë pasi u lidhen këto tetë kontrata debt collection,

ERE nxori vendimin 87 dt .29 qershor 2012, i cili e ulte përsëri çmimin e blerjes së energjisë nga KESH-i tek CEZ-i, duke favorizuar përsëri CEZ-in dhe disfavorizuar shtetin shqiptar”, thuhet ndër të tjera në dosje. Sipas Kara, Berisha e Meta janë përgjegjës që shteti shqiptar ka humbur rreth 40 milionë euro. Dosja momentalisht është te Krimet e Rënda dhe pritet që atë ta marrë në dorë SPAK.

Faktet e juristit Kara për aferën CEZ-DIA

a) Kontrata e parë DIA-CEZ u lidh më 1 shtator 2010;

b) Në 15 shtator 2010, u mbajt mbledhja e Këshillit Mbikëqyrës të CEZ-it, ku ka marrë pjesë si kandidati i qeverise edhe Kastriot Ismailaj. Pjesëmarrja e tij ka qene në kundërshtim me ligjin për Tregtarët dhe Ndërmarrjet Tregtare.

c) Në 25 nëntor 2010 u mbajt një tjetër mbledhje e Këshillit Mbikëqyrës e CEZ-it, e cila nuk e miratoi kontratën DIA-CEZ, të 1 shtatorit 2010. Sipas statutit të CEZ-it kjo kontratë edhe pse ishte nënshkruar nga palët, duhej të miratohej nga bordet drejtuese të CEZ-it në Pragë edhe në Tiranë. Pra, deri në këtë moment u pa qartë se, për miratimin e kontratës DIA-CEZ, nuk mjaftonin garancitë e ofruara. Ismailaj e kishte të nevojshme patjetër që të lidhej një kontratë e dytë me CEZ-in, në kushte më të mëdha garancie.

d) Më 29 nëntor 2010 Ismailaj së bashku me Metën, udhëtojnë për në Pragë ku qëndruan së bashku deri më datë 1 dhjetor 2010.

e) Në fund të vitit 2010, sipas raportit të komisionit hetimor Balla, të Parlamentit Shqiptar, dyshohet se Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha kanë udhëtuar se bashku për në Pragë.

Ja argumentet në padinë e juristit

-Në pikën 8 të dëshmisë së tij, Jozef Hejsek, pohon se: Qazim Tepshi, në atë kohë Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, pas diskutimeve me eprorin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme Ilir Meta, rekomandoi Kastriot Ismailajn, si mbledhës të jashtëm të borxheve të CEZ-it, duke e prezantuar atë si një aleat të ngushtë të ministrit të Punëve të Jashtme Ilir Meta dhe të kryeministrit Berisha. Kjo, sipas Hejsekut, mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009. Vjeshta e vitit 2009 rezulton të jetë pikërisht koha kur pala çeke filloi administrimin e OSSH-së, të sapoprivatizuar në atë kohë prej tyre.

-Në pikën 9 të dëshmisë se tij, Jozef Hejsek pohon se: z.Tepshi më prezantoi me Ismailajn në Tiranë, duke më thënë se ai kishte lidhje të mira me Ilir Metën dhe se gëzonte besimin e tij.

-Në pikën 13 të dëshmisë së tij Hejseku vazhdon: prezantimi i materialit “Pasut & Partners” u mbajt nga Ismailaj si një prezantim powerpoint, me slide të projektuara në mur, në Tiranë dhe në Pragë, në qershor-korrik 2010.

-Ky nxitim për të paguar DIA-n për një punë të pakryer asnjëherë korrespondon me:

a) Vizitën e përbashkët Ismailaj-Meta në Pragë, më 29 nëntor 2010;

-Përpara këtyre pagesave, tepër të dyshimta, të bëra me mjaft urgjencë, lidhur me punë të pakryera, përgjatë kryerjes së këtyre pagesave, si dhe pas kryerjes së tyre, dihen tashmë këto fakte:

d) Më 29 nëntor 2010 Ismailaj së bashku me Metën, udhëtojnë për në Pragë ku qëndruan së bashku deri më datë 1 dhjetor 2010.

e) Në fund të vitit 2010, sipas raportit të komisionit hetimor Balla, të Parlamentit shqiptar, dyshohet se Ismailaj dhe Shkëlzen Berisha kanë udhëtuar së bashku për në Pragë.

-Sipas asaj që ka pohuar disa herë, në ambiente të ndryshme vetë Ismailaj, apo ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s Elvis Mataj, dyshja Meta-Ismailaj janë takuar në Pragë me dyshen Martin Roman & Tomas Pleskash, të cilët kanë qenë përkatësisht numrat 1 dhe 2 drejtues të CEZ-group.

-Ismailaj me mburrje në më shumë se një rast, ka pohuar se: ish-ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi, u aksidentua qëllimisht nga pala çeke, që ai të mos ishte i pranishëm në takimin e sipërpërmendur.

-Sipas Ismailajt dhe ato çfarë kanë shkruar gazetat shqiptare në atë kohë, dyshja Meta-Ismailaj kanë qëndruar në adresën e mëposhtme: Hotel Mandarin Oriental, Nebovidska 459/1, 118 00 Mala Strana, Ceki.

-Sipas pohimeve të vetë Ismailajt dhe konfirmimeve të Elvis Mataj, mësohet se Meta u ka deklaruar në mënyrë të qartë dy drejtuesve më të lartë të CEZ-Group se: ISMAILAJ ËSHTË VËLLAI IM.

– Janë të gjitha dyshimet se, ka një lidhje reale, shkakësore dhe motivi, ndërmjet pagesave të tre faturave në Shumën 1,485,000 Euro, të vizitave të Ismailaj & Metës dhe Ismailaj & Berisha në Pragë, Vendimit të ERE, miratimit të kontratës së dytë DIA-CEZ, si dhe VKM 329 të datës 17 Maj 2011.

– Këtë gjë e përforcon edhe pohimi i gruas së Ismailajt, dhënë në një intervistë gazetarit investigativ Fatos Mahmutaj në Vjenë, se: Kastrioti nuk ka qenë i vetëm në këtë aferë, se patjetër që aty janë përfshirë edhe peshq të mëdhenj, se Meta është patjetër një prej tyre dhe se Meta i kërkonte Ismailajt, që ai t’i bënte presion CEZ-it, për t’u marrë para, pasi Meta kishte ndikuar që të dilte Vendimi i ERE-s që favorizonte CEZ-in në lidhje me uljen e çmimit të blerjes së energjisë dhe disfavorizonte shtetin shqiptar.

-Sipas edhe pohimeve që më ka bërë mua dhe avokatëve të Clifford Chance, Elvis Mataj, në këtë rast Meta kërkonte nga Ismailaj dhe CEZ-i një shumë prej 10 mln eurosh./Kliti Topalli