Në Tiranë e njohin si “Vajza e 500 trëndafilave”, pa dhuratës madhështore që i dashuri i saj, Jetnis Dollapi, i bëri disa ditë para se të ndërronte jetë.
Nertila Kapo është modele, aktore e sëfundmi e kemi parë edhe si biznesmene. Ajo drejton një dyqan veshjesh luksi, ndërsa gjatë një intervistë për “Panorama Plus” ka treguar për jetën e saj pas vdekjes së Jetnisit.
Duke thënë se jeton një jetë të shtrenjtë, Nertila ka pranuar që Jetnisi ka qenë dashuria e saj e vetme, ndërsa gjithë meshkujt e tjerë, siç është shprehur, kanë qenë “tallje b*the”.
Një pjesë nga intervista:
Bën jetë luksoze dhe sa para shpenzon në muaj për një jetë të tillë?
Jeta ime është ndërtuar për të qenë luksoze dhe nuk arrij dot kurrë të bëj një bilanc për shpenzimet, sepse janë shumë. Nuk bëj kurrë llogari, sepse më shumë do më lodhnin dhe prapë aq shumë do të ishin gjithsesi.
Pas ndarjes nga jeta e partnerit, ka lindur një dashuri e re për ty?
Kam thënë që ai ka qenë e vetmja dashuri për mua dhe çdo gjë tjetër ka qenë veç tallje culo.
Je shprehur se të pëlqejnë djemtë e këqij. Ç’të tërheq aq shumë tek ata dhe ç’mund të provosh ndryshe në krah të një djali të keq?
Më pëlqejnë djemtë e këqij, në kuptimin e mirë të fjalës. Unë e dua mashkullin shumë burrëror, që sot janë të rrallë. Në krah të një burri të vërtetë ndihesh femër.
Martesa është një plan në jetën tënde dhe kriteret që duhet të plotësojë burri yt i ardhshëm?
Për mua, familja është e shenjtë dhe e shtrenjtë. Por duke qenë një femër shumë tekanjoze, ai, që do të jetë në krahun tim, duhet të jetë me të vërtetë shumë i veçantë.