Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka zhvilluar një udhëtim me autobus për 21 ditë nga Vermoshi në Konispol, ku ka ndaluar në çdo bashki, duke mbajtur takime, aktivitete apo edhe lojëra.
Kreu i delegacionit të Be-së, Luigi Soreca ka treguar më shumë rreth këtij udhëtimi dhe njerëzve që ka takuar.
“E nisëm këtë udhëtim të jashtëzakonshëm me një frymë shprese dhe optimizmi, dhe kudo përgjatë këtij rrugëtimi gjetëm një entuziazëm dhe përgjigje që na kanë lënë pa fjalë në kaq shumë raste”, u shpreh ambasadori i BE-së, ndërsa është ndalur edhe te integimi i Shqipërisë në BE, duke dhënë edhe një mesazh në gjuhën shqipe.
“Evropa është këtu dhe këtu është Evropë! Tani po presim me padurim fillimin e bisedimeve të pranimit.
Kushtet janë vendosur dhe janë përmbushur. Ka ardhur koha për ta bërë atë hap”, theksoi Soreca.