osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Reformat financiare që ndërmori Enver Hoxha, ekonomia e Shqipërisë e varur nga aleancat me vendet e fuqishme

Reformat financiare që ndërmori Enver Hoxha, ekonomia e Shqipërisë e varur nga aleancat me vendet e fuqishme

Ekonomia e Shqipërisë gjatë regjimit komunist ishte e varur nga aleancat me vendet e huaja. Historiani amerikan James S O’Donnel ka nxjerr të tjera fakte sa i takon regjimit të Enver Hoxhës. Ai ka treguar të gjitha reformat ekonomike dhe agrare që u ndërmorën.

Ekonomia e Shqipërisë

Enver Hoxha dhe Partia e Punës së Shqipërisë kanë ruajtur tre objektiva kryesorë gjatë kohës që qëndruan në pushtet dhe sistemi ekonomik i prodhuar prej tyre ishte rezultat i realizimit të objektivave. Objektivat e tyre ishin qëndrimi në pushtet, arritja e rritjes ekonomike më të madhe të mundshme, sidomos në industri, si dhe ruajtja e influencës së fortë e të drejtpërdrejtë të partisë në çështjet ekonomike.

Një pengesë e rëndësishme në realizimin e këtyre objektivave ishte frika e Hoxhës për të hyrë në marrëdhënie me vende të huaja vetëm atëherë kur ishte i bindur se do të ruante fuqinë për të marrë vendimet e tij për çështjet e brendshme. Megjithëse ishte e pavarur Shqipëria mbeti deri të paktën në fund të viteve 1970-të e varur nga ndihmat e fuqive aleate.

Pozita ku e gjeti veten vendi me vdekjen e Hoxhës ishte praktikisht fundi i socializmit në vend. Hoxha duket se kishte realizuar pak e shumë objektivin e tij politik teksa megjithëse vendi kishte nevojë në mënyrë të dëshpëruar për zhvillim teknologjik, Shqipëria kishte krijuar tashmë bazën e saj ekonomike dhe ishte bërë në njëfarë mënyre e vetëmjaftueshme.

Çështja e teknologjisë moderne ishte thelbësore dhe do të diskutohet më në detaj gjatë studimit. Thuajse gjatë gjithë epokës komuniste, planifikimi ekonomik në Shqipëri varej nga gjendja e politikës së jashtme dhe aleati madhor i radhës. Ndryshimet në aleanca shkaktonin improvizimin e masave nga autoritetet.

Një tjetër mënyrë e të thënit është se Shqipëria shfrytëzonte aleancat politike për avantazhin e saj ekonomik, dhe më pas zhvendosej diku tjetër për të kullotur. Kjo ndodhi disa herë derisa vendi arriti njëfarë zhvillimi duke u mbështetur në pjesën më të madhe te vetja.

Mbështetja në burimet e veta ishte e logjikshme për Shqipërinë, dhe kuptohet që nuk kishte të bënte shumë me bindjet ideologjike që pretendoheshin nga Hoxha. Shqipëria ka burime të konsiderueshme natyrore të cilat i lejuan zhvillimin e industrive thelbësore si energjia elektrike, minierat apo inxhinieria.

Në total ekonomia e vendit arriti të kalonte tranzicionin nga varësia e huaj ekonomike te thuajse vetëmjaftueshmëria. Ky ishte një proces natyral evoluimi por ekonomia e Shqipërisë nuk mund të vlerësohet me anë të krahasimeve me vendet e tjera pasi vendi është ende në gjendje primitive dhe para luftës së Dytë Botërore nuk kishte fare industri.

Epoka e avullit dhe energjisë elektrike nuk e kishte prekur fare Shqipërinë, ndërsa industria ishte inekzistente. Sipas dokumenteve të kohës, në vitin 1938 në Shqipëri kishte vetëm një fabrikë çimentojë në Shkodër, dhe disa punishte të vogla duhani, sapuni, mobiliesh dhe karrocash. Energjia elektrike prodhohej me anë të disa gjeneratorëve.

Aleancat

Siç u tha më sipër, aleancat e Shqipërisë ndaheshin në katër komponentë kryesorë; aleanca me Jugosllavinë (1944-1948), aleanca me Bashkimin Sovjetik (1948-1961), aleanca me Kinën (1961-1978, dhe Shqipëria e vetëmjaftueshëm (d.m.th pa aleanca) ndër vitet 1978-1985.

Tranzicioni nga një fazë e aleancave te tjetra tregon transformimin e vendit nga një shtet i vogël që ishte i detyruar të bashkohej me një aleat të madh për të siguruar pavarësinë e tij, në një shtet që ndryshonte aleancat për arsye në dukje ideologjike. Por në fakt ndryshimet bëheshin për arsye nacionaliste dhe ekonomike, si dhe për të siguruar që regjimi komunist të mbetej në fuqi.

Shqipëria ishte një shtet që në varësi të situatës ndërkombëtare të atëhershme, luajti një rol shumë më të madh në krahasim me masën e saj. Por kjo situatë ndryshoi në 1978 kur shteti besonte se ishte mjaftueshëm i fortë për t’u distancuar nga të gjithë aleatët. Para luftës së dytë botërore ekonomia e Shqipërisë ishte e shembur dhe një shembull i gjendjes së saj primitive ishte fakti se mbi 90 për qind të të ardhurave vinin nga bujqësia, në një kohë kur vetëm 8-9 për qind e tokës ishte e kultivuar.

Përveç kësaj në vitin 1938, 88 për qind e popullatës jetonte në zonat rurale dhe 53 për qind e fshatarëve nuk kishin tokë. Më shumë se 40 për qind e tokës së kultivueshme zotërohej nga pronarët e mëdhenj dhe vetëm 3 për qind nga fshatarët. Niveli i mekanizimit të bujqësisë ishte primitiv, me vetëm 32 traktorë në të gjithë vendin.

Kjo gjendje e vrazhdë po përkeqësohej edhe më shumë gjatë Luftës së Dytë Botërore kur Enver Hoxha dhe Partia Komuniste morën pushtetin. Lufta shkatërroi shumë materiale të dobishme ekonomike dhe në fakt dëmet e shkaktuara në Shqipëri llogariten nga më të lartat në Evropë sipas popullsisë. Por këto kompensoheshin disi nga ndërtimet e bëra nga italianët të cilët ndërtuan rreth 1500 km rrugë, disa dhjetra ura dhe rinovimi i portit të Durrësit.

Gjeologët italianë gjithashtu kryen studime të gjera të terrenit prej nevojave për lëndë të para që kishin Italianët gjatë kohës së luftës, dhe u zbulua se kishte minerale me bollëk, si naftë, bakër, krom etj. Faktori i studimeve gjeologjike italiane shpeshherë nuk merret shumë parasysh por është një pikë e rëndësishme për llogaritjen e planifikimeve ekonomike të Shqipërisë.

Në pamje të parë synimi i udhëheqjes komuniste për industrializim të një vendi të vogël si Shqipëria, mund të duket absurd, por nëse llogarisim ekzistencën e lëndëve të para të bollshme si dhe kapacitetet hidroenergjetike arsyetimi i industrializimit bëhet i pranueshëm, për sa kohë që vendosen limitet e kërkuara në masën e industrializimit.

Roli i italianëve

Italia gjatë periudhës së mbretit Zog, dominonte ekonominë e Shqipërisë dhe e kishte kthyer në një shtet vasal të saj. Një nga shkrimtarët shqiptarë e përshkruante kështu opinionin e Partisë së Punës për sferën ekonomike: “Shqipëria e vogël, krejt e prapambetur nga pikëpamja ekonomike e teknike, por e pasur me burime minerale, i tradhtoi dhe i braktisi pronarët e tokave dhe borgjezinë në fuqi., duke u kthyer në një treg që këmbehej në pazarin kapitalist.

Ajo u kthye në një vegël politike të fuqive imperialiste, veçanërisht të imperializmit italian, i cili e plaçkiti vendin tonë në mënyra të ndryshme”. Marrëveshja italo-italiane e nënshkruar në 27 nëntor 1926 ishte veçanërisht një akord shfrytëzues në favor të interesave italiane. Kompania Societa për lo Sviluppo Economico dell’Albania u krijua me qëllim administrimin e fondeve për Shqipërinë, me të cilat Italia influenconte fuqishëm qeverinë shqiptare dhe lidhte ekonominë shqiptare në mënyrë të pandashme me Italinë, pasi kompania në fjalë zotëronte të drejtën e drejtimit të shpenzimeve.

Shumë ndërtesa u ndërtuan nga italianët në Tiranë, duke përfshirë Hotel Dajti dhe ndërtesat e ministrive rreth sheshit Skënderbej. Duke parë zhvillimin minimal ekonomik e industrial në Shqipëri, edhe vetë ideja e komunizmit ishte një absurditet pasi në Shqipëri nuk kishte klasë punëtore por vetëm bujq. Por megjithatë në këtë sfond kaosi primitiv Partia e Punës nisi punën për zhvillimin ekonomik dhe industrializimin e vendit.

Planet e saj të centralizuara ekonomike kishin avantazhin e organizimit të gjerë në bazë kombëtar. Ekonomisti shqiptar Gramoz Pashko thotë se logjika fillestare e planifikimit kishte të bënte me ndërtimin e bazës ekonomike të vendit. Pashko thotë: “Në kushtet e mjerimit dhe varfërisë së përhapur gjerë, sistemi i centralizuar ofronte një mekanizëm të përshtatshëm pë r mobilizimin e burimeve të rritjes dhe organizmin e ndarjes së tyre. Ky ishte gjithashtu një model rritjeje i pranueshëm psikologjikisht”.

Një nga deklaratat më të sakta që zbardh qëllimet e Enver Hoxhës për ndërtimin e ekonomisë shqiptare, është ajo në kongresin e parë të partisë në nëntor 1948: “Objektivat themelore ekonomike janë rritja e vendit tonë dhe dalja nga prapambetja me anë të zhvillimit të forcave të prodhimit. Esenca e kësaj detyre është industrializimi socialist dhe elektrifikimi i vendit.

Nevoja absolute për industrializim diktohet nga nevojë për të krijuar një bazë tekniko-materiale dhe zgjerimin e prodhimit të mallrave në vend, përgatitjen e kushteve për riorganizimin e bujqësisë sipas modelit socialist dhe rritja e numrave të klasës punëtore për të forcuar pozitat e saj si udhëheqëse. Industrializimi socialist do të shërbejë drejtpërsëdrejti në rritjen dhe zhvillimin e revolucionit dhe ndërtimit të shoqërisë socialiste.

Industrializimi duhet të kryhet me ritme të shpejta në mënyrë që të kapërcejmë prapambetjen e trashëguar nga e kaluara, në kohën më të shkurtër të mundshme, dhe për të siguruar zhvillimin e pavarur material dhe kulturor të masave punëtore”.

Reforma agrare

Prandaj zhvillimi i ekonomisë së Shqipërisë nisi me të gjitha forcat që prej kalimit të Reformës Agrare në 1945, e cila u hoqi të drejtën e pronësisë bejve e agallarëve të vjetër. Tokat dhe kullotat kaluan në pronësi të pushtetit popullor dhe u shtetëzuan pa dëmshpërblim.

Fermerët që nuk përdornin makineri në tokat e tyre si dhe institucionet fetare u lejuan të mbanin deri në 20 hektarë tokë. Fermerët që fitonin jetesën nga toka u lejuan të mbanin deri në dyzet hektarë, ndërsa fshatarëve pa tokë iu dhanë pesë hektarë. Ky ligj kishte rëndësi pasi u tregonte fshatarëve aftësitë e qeverisë së re dhe u kthye në një mjet propagande pasi “realizonte ëndrrën e vjetër të fshtarit për të pasur tokën e tij” duke e çliruar nga detyrimet e shumta për feudalët.

Detyrimet e shumta të fshatarëve për feudalët e vjetër ishin thuajse të papërballueshme dhe kjo ishte një nga arsyet që shumë toka mbeteshin pa punuar. Edhe industritë që ekzistonin pas luftës u shtetëzuan me shpejtësi. Rritja e industrisë së Shqipëri ishte mahnitëse po të marrim parasysh shkatërrimin e luftës dhe prodhimin e saj para luftës, prandaj kjo ishte një nisje pozitive nga qeveria komuniste.

Gjithashtu pas Luftës së Dytë Botërore Shqipëria mori shumë asistencë nga burime të huaja, siç ishin 26.3 milionë dollarët nga Kombet e Bashkuara (nga të cilat 20.4 milionë u paguan nga SHBA). Periudha 1945-1948 u karakterizuar nga lidhje të ngushta me Jugosllavinë dhe kjo jo vetëm prej afërisë gjeografike por për faktin se Jugosllavia kishte dhënë asistencë të rëndësishme që prej themelimi të partisë komuniste në kohën e luftës, si dhe në përpjekjen kundër grupeve të tjera politike në Shqipëri gjatë luftës çlirimtare.

Traktati i Miqësisë së Asistencës reciproke Shqipëri-Jugosllavi i nënshkruar në 9 korrik 1946 hidhte themelet e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, dhe u ndoq nga njaq tjetër traktat dypalësh në 27 nëntor 1946 ku u detajua më tej bashkëpunimi dhe koordinimi i planeve ekonomike, deri në bashkimin doganor e monetar.

Por ku plan e bënte Shqipërinë të varur nga ekonomia e Jugosllavisë dhe kthehej një vend satelit të saj e duke humbur autonominë në të gjitha sferat. Kjo çoi në fraksionet brenda partisë së Shqipërisë dhe konfliktin mes Hoxhës e Xoxe.(Gazeta Sot)