Që kur Stresi bëri publike lidhjen me Keisin ai nuk ka ndaluar së foluri për të në çdo dalje publike.
Çifti u fejua dimrin që lamë pas, ndërsa reperi i njohur me nofkën “djali i keq” është përfshirë kohët e fundit në probleme me policinë për shkak të ekspozimit të tij me hashash.
Së fundmi reperi ishte i ftuar në një intervistë për emisionin ‘NIN’. Intervista konsistonte në një lojë me dënime mes Stresit dhe moderatorit. Ata i bënin pyetje njëri-tjetrit dhe në momentin që dikush nuk pranonte të përgjigjej, dënohej duke ngrënë kombinime të shpifura ushqimesh.
Prezantuesi i kërkon Stresit:
“Thuaj emrin e një kolegeje me të cilën ke pasur lidhje ose ke bërë flirt.”
Dhe reperi u përgjigj duke qeshur: