Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një xhami në Nigeri, ku 24 persona kanë humbur jetën.
CNN raporton se ngjarja ndodhi në institucionin fetar të Mubit. Ndërkohë, mësohet se nga sulmi ka edhe persona të plagosur.
Shpërthimi në fjalë ndodhi gjatë kohës kur besimtarët myslimanë po përgatiteshin për namazin. Nga hetimet paraprake ka dyshime se pas ngjarjes fshihet grupi islamik Boko Haram.