Florenc Çapja mësohet se është arrestuar në Dubai të Emirateve të Bashkuara. I njohur si një nga të fortët e Elbasanit, Çapja është arrestuar pasi u largua nga Shqipëria në mënyrë enigmatike, ditën që u arrestuar vëllai i tij, Ardian Çapja.
Florenc Çapja akuzohet për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri, në vitin 2012 dhe 2015 në Elbasan dhe Itali. Vrasjet dyshohet se u kryen si hakmarrje ndaj ekzekutimit të xhaxhait të tij Sokol Çapja në vitin 2005.