osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Gjykata e Lartë rihap çështjen për Saimir Tahirin, ish-kreu i Krimeve të Rënda zgjidhet relator, gati të nisë gjykimi

Gjykata e Lartë rihap çështjen për Saimir Tahirin, ish-kreu i Krimeve të Rënda zgjidhet relator, gati të nisë gjykimi

Një tjetër dosje e bujshme është rikthyer në aktualitetin politik. “Gërdeci”, “21 Janari”, dënimi i Adriatik Llallës dhe hetimi i të ngelurve në veting nuk janë të vetmet zhvillime, pasi shumë shpejt pritet të fillojë nga e para gjykimi për ish-ministrin Saimir Tahiri. Për këtë çështje është përcaktuar relatori i ri, i cili do të jetë ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni.

Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes “Habilaj”.

Në nëntor të 2017-s, Gjykata për Krime të Rënda rrëzoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit dhe e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, pasi në vendimin e arsyetuar të gjykatës dhe në analizë të të gjitha provave të paraqitura nga Prokuroria, nuk rezultonte asnjë fakt, që ta përfshijë ish-ministrin në trafikun e drogës dhe bashkëpunimin me grupin kriminal të Habilajve.

Po ashtu pas përgjimeve edhe të prokurorisë italiane ku Habilajt përmendnin emrin e Tahirit dhe disa dhurata, nuk kishte prova të mjaftueshme për t’i lidhur se këto dhurata do të shkonin tek ish-ministri ose jo. Një tjetër arsyetim që gjykata mbështeti, ishte edhe shitja e makinës tek kushërinjtë e tij, pa hequr me letra pronësinë nga automjeti që shiti. Në bazë të këtyre fakteve gjykata vendosi dënimin me 3 vite shërbim prove.

Ja se si Apeli e ktheu çështjen për rishqyrtim

Por Apeli i Posaçëm e vlerësoi si të gabuar rikualifikimin e veprës penale për ish-ministrin dhe ktheu dosjen për rigjykim. Trupa gjykuese e përbërë nga Nertina Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara u shprehën se nuk kishte asnjë provë për shpërdorim detyre, për të cilën u dënua Tahiri, duke kërkuar rigjykimin e dosjes nga e para.

Vendimi i Shkallës së Parë që dënoi Tahirin me 3 vite shërbim prove u rrëzua kështu që Tahiri nisi betejën nga e para me drejtësinë. Arsyeja pse Gjykata e Apelit e kthehu edhe një herë hetimin për Tahirin në pikën zero është se kishte vënë re disa parregullsi. Gazeta siguroi vendimin, në të cilin theksohej se Gjykata e Krimeve të Rënda kishte rrëzuar 3 akuzat që ishin ngritur nga ana e prokurorisë, duke ngritur një akuzë të re për shpërdorim detyre dhe për këtë arsye Gjykata e Apelit u shpreh se nuk mund të jepte një vendim dënimi ndërkohë që nuk ishte bërë asnjë hetim.

“Ky kolegj duke shqyrtuar në themel faktet atribuuar të pandehurve Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela në raport me aktin e njoftimit të akuzës dhe kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq të prokurorisë në raport me vendimin e gjyqtarit të seancës paraprake si dhe në raport me konkluzionet e arritura nga vendimi i apeluar vlerësoj se në rastin konkret janë shkelur dispozitat për paraqitjen e akuzave të reja, e lidhur kjo edhe me mos respektimin e dispozitave për ushtrimin e ndjekjes penale nga prokurori.

Gjykata ka zbatuar gabim nenin 375 të Kodit të Procedurës Penale se në këtë rast gjykata nuk ka rivlerësuar të njëjtin fakt që atribuohet nga prokuroria të pandehurit, por de facto ka ngritur një akuzë të re, për të cilën Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela as nuk janë hetuar dhe për më tepër nuk u është atribuuar- kultivimi i narkotikëve apo dhe përhapja e kultivimit në Shqipëri”, thuhej në vendim.