Kryebashkiaku i Kamzës, njëkohësisht edhe president i ekipit të këtij qyteti po trondit opinionin sportiv me parashikimet e tij të sakta për ndeshjet e kampionatit shqiptar.
Ditën e djeshme ai parashikoi saktë ndeshjen Vllaznia – Laçi, për të cilën tha se do të përfundonte me rezultatin 1-0 për shkodranët dhe ashtu doli.
Disa javë më parë gjithashtu gjeti rezultatin e ndeshjes Teuta-Laçi.
Kjo ka bërë që ai të ngjallë dyshime se ka informacione të sigurta për fiksimin e ndeshjeve në futbollin shqiptar.
Ditën e sotme, “Panorama Sport ka kontaktuar sërish me Mziun dhe ai premtoi se në fillimin e javës së ardhshme sportive do të tregojë rezultatin e një tjetër ndeshjeje në Kategorinë Superiore.
Mziu shprehet:
“Unë e thashë përpara ndeshjes çfarë do të ndodhte dhe doli. Tani në prag të javës tjetër do t’ju them prapë se cilat do të jenë ndeshjet e trukuara. Akoma nuk e keni parë ju. Dikush që merr vesh nga futbolli, e kupton”.