Më tre maj Londra do të mbajë zgjedhjet lokale ku veç kandidatëve të tjerë për këshilltarë, konkurrojnë edhe dy shqiptarë.
Ata janë nga dy partitë kryesore të vendit, nga konservatorët e kryeministres Theresa May dhe opozitës laburiste të Jeremy Corbyn.
Për konservatorët konkurron Anila Skeja nga Librazhdi, e cila ka vetëm pesë vjet që jeton në Londër me familjen e saj. Anila ka qenë mësuese në Librazhd dhe konkurron për konservatorët në pushtet në qytezën Barnet në veri të Londrës.
Ajo ka 5 vite që jeton në Londër së bashku me familjen e saj.
Ndërsa shqiptari tjetër është Endri Hatillari, nga radhët e Laburistëve dhe konkurron në Bashkinë Harrow në veri të Londrës.
Endri njihet si një profesionist i suksesshëm dhe aktivist i njohur. Ai ka kryer studimet e larta dhe pas universitare në Londër, dhe është diplomuar për Menaxhim në nivelin e Masterit Shkencor, ndërkohë që, shënon një sërë eksperiencash si në Fushën Akademike, Telekomunikacion, organizata ndërkombëtare jo qeveritare dhe në atë të sistemit bankar.
Zgjedhjet lokale të së enjtes në Britani priten me interes dhe sondazhet favorizojnë laburistët e opozitës, sidomos në kryeqytet.