Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila erdhi në vëmendje të mediave disa kohë më parë pasi mohoi origjinën e saj.
E njohur si Beyonce e Greqisë, ajo u sulmua nga fansat shqiptarë, e më pas u detyrua të pranonte se nëse do të kishte treguar origjinën, nuk do të arrinte dot aty ku është sot.
Eleni ndodhet në Lisbonë ku do të përfaqësojë Qipron në “Eurovision”. Në një intervistë për ‘Wiwiblogs’, ajo ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve kur ka deklaruar me krenari se është me orgjin shqiptare nga qyteti i Fierit dhe në Greqi ka mbrritur në moshë të vogël.