osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Skandali me “brekë në zyrë”: Dëshmi se në çfarë derexheje banaliteti janë katandisur sindikatat në Shqipëri

Skandali me “brekë në zyrë”: Dëshmi se në çfarë derexheje banaliteti janë katandisur sindikatat në Shqipëri

Nga Memo Aliaj

Sot në 1 Maj, mund të protestohet për punën “në të zezë”, për pagat e ulëta, për mungesën e shërbimit mjekësor profesional nëpër kompanitë e mëdha, pèr shèndetèsinë  e munguar nè zona, pèr korrupsionin me punèsimet nè administratèn publike, pèr korrupsionin nè zyrat e shtetit, pèr ikjen masive tè shqiptarève, për kushtet e mjerueshme dhe pasigurinë gjatë punës në naftë, fasoneri, porte detare, energji, miniera, bujqësi, rrugë, ndërtim, shërbime publike e shumë sektorë të tjerë.

Po a protestojnë sindikatat në Shqipëri? A janë ato, mbrotjëse të punonëjsve? A kanë drejtuesit e tyre, fuqi morale për të protestuar përballë partive politike dhe qeverive? A ekzitojnë realisht sindikata dhe çfarë “modeli” janë?

Pèrgjigjet e kètyre pyetjeve, dihen dhe kanè kètè “notè” tè pèrbashkèt: Sindikatat nè Shqipèri, janè kukulla nè shèrbim tè partive politike, janè “dordolecë” qè nuk trembin as… mizat! Nè Shqipèri, ka 224 sindikata tè regjistruara ligjèrisht.

Shumica edhe nga 10 sindikata brenda arsimit, shèndetèsisè, policiè, naftès, minierave, ndèrtimit, transportit urban e transportit tè mallrave, hekurudhès, transportit detar e ajror, taksive, fasonerive, energjisè, ushqimit, pensionistève, artit e kulturès! Edhe brenda Cirkut të Tiranës, Operas e Baletit dhe Etsradës së Tiranës, ka nga 4-5 sindikata paralele!

Nè shumè zona ndesh absurdin, qè edhe brenda njè shkolle zone me 15 mèsues, ka nga 2-3 sindikata! Psh., nè sektorin e art-kulturès janè 21 sindikata, nè sektorin e transportit urban janè 13 sindikata, nè krejt sektorin e transporteve janè 82 sindikata, nè polici e burgje janè 8 sindikata, nè tesktile-fasoneri janè 51 sindikata, nè ujèsjellèsa janè 9 sindikata, nè ushqim, bujqèsi e miell-bukè janè 22 sindikata, nè arsim e shèndetèsi janè nga 10-12 sindikata!

Qartèsojmè diçka: kèto janè sindikata qendrore me zyra nè Tiranè, tè cilat kanè secila degèt pèrkèste brenda profesionevr dhe bashkive! Gjithè kjo “ushtri” me sindikata, hesht! Nuk ndihet as nè… 1 Maj, qè èshtè dita simbol e protestès punètore! Pse heshtin? Sepse krerèt e tyre, pasi i kanè nxjerr bojèn sindikatave nè pazare tè pista me politikèn dhe qeveritè, kanè denigruar fytyrèn dhe misionin e sindikazimit.Punonjèsit nuk besojnè mè tek asnjè fjalë e sindikatave. Sindikatat, nuk thonè asnjè fjalè pèr punonjèsit. E vetmja gjè qè ka mbetur nga sindikatat shqiptare, janè vetèm kryetarèt, sekretaret e kryetarève, veturat luksoze, vulat dhe logot e stamposura prapa dyerve tè zyrave, shumica e tè cilave kanè si “seli” edhe garsionere, papafingo, por edhe apartamente 1+1, tè marra me qira sè bashku me studentè, siç èshtè rasti, qè qè do t’u tregojmè nè vijim.  Èshtè episod i përjetuar personalisht, i cili më tepër se skandal, përbën turp e neveri, tregon se deri në çfarë derexheje banaliteti e fiktiviteti, janë katandisur sindikatat nè Shqipèri.

Me… brekè nè zyrèn e sindikatès!

Episodi është ky: Para disa kohësh, sindikatat shqiptare, njoftuan se do bënin protestë për papunësinë! Shefi im në gazetë, më tha:

– Bëj disa intervista me drejtuesit e disa sindikatave, që nuk akuzohen si të lidhura me politikën, pra që quhen “të pavarura”. Pasi gjeta numrat e telefonëve, komunikova me disa prej tyre. Kryetari i njerës prej sindikatave, më tregoi zonën se ku i kishin zyrat. U nisa për ta takuar. Sipas orientimit dhe shenjave që më dha kryetari, u futa mes disa pallatave. Pas disa telefonatave të tjera, munda të gje zyrën e sindikatës. Ishte në një apartament, në katin e dytë të një pallati, në derën e të cilit ishte logoja dhe emri i sindikatës. Pasi trokita, u hap dera dhe ç’të shikoja…!!!!??? Përballë, më doli një djalë vetëm me… brekë! Mendova mos kisha ngatërruar adresë, por logoja mbi derë, tregonte se ishte zyra e sindikatës!

I thashë: – Ndoshta jam gabim, por kam ardhur, mbasi kam lënë një takim me kryetarin e sindikatës.

– Po!, – më tha djaloshi me brekë, nuk je aspak gabim, je krejt në rregull, kjo është zyra e sindikatës! Kryetari është në zyrë, po e njoftoj që keni ardhur.

Pas pak doli kryetari i sindikatës, i cili më ftoi në zyrën e tij. Ndërsa djaloshi me brekë, u fut në dhomën ngjitur, prej nga dëgjohej muzikë dhe britma të rinjsh. Ishte një apartament 1+1. Pasi u ula në kolltuk, kurioziteti më shtyu të pyes kryetarin e sindikatës.

– Ai djali me brekë, më hapi derën dhe iku nga dhoma tjetër? Si është puna? Ç’bëhet në zyrën (dhomën) tjetër?

Pasi buzëqeshi si me kofidencialitet, kryetari i sindikatës, më tha:

–  Janë komshijtë tanë, janë studentë, janë familjarë të një mikut tim. Këtë apartament e kemi marrë me qira të përbashkët, 1 dhomë e ka sindikata jonè si zyrë, ndersa 1 dhomë e kanè ata çunat si banesë.