Nga Memo Aliaj
Ish-kryetari i PD-Kukësit Ibsen Elzi, ka denoncuar faktin, që Muli i PD dhe një farë “Cole”, biznesmen nga Gjirokastra dhe ortak i Vangjel Tavos në biznese greko-shqiptare, kanë blerë vota në zgjedhjet parlamentare për LSI në qarkun e Kukësit, ku kandidate për deputete e LSI në qershor 2017, ishte edhe Selvi (Silvi) Beçaj, vajza e gjyqtares Shpresa Beçaj e cila i “pastroi” Ilir Metës, dosjen e bllokut të famshëm të pazareve, për shkak të të cilit në protestën e 21 janarit 2011, u vranë 4 protestues “kokëpalarë”, siç i cilësoi Ilir Meta!
Pas denoncimit të kuksianit Elezi, nga kabineti presidencial “Meta” dhe nga parti-familja “Kryemadhi”, kanë nisur të dalin zëra mohues, se gjoja “Colja” nuk ka asnje lidhje me LSI dhe se Ilir Meta e Monika… nuk e njohin fare, këtë tipin me nofkën “Cole”! Mirëpo, sa herë që përflitet për punë të pista, çifti “Meta” nuk i njeh personazhet.
Mirëpo në këtë rast, rezulton se LSI, dmth Meta-Kryemadhi, kanë lidhje të ngushta e të privilegjuara me “Colën”. Mjafton të shikosh listën emërore të kandidatëve për deputetë të LSI në Qarkun e Kukës dhe rezulton me shkresa zyrtare, se në fushatën për zgjedhjet e 23 qershorit 2013, “Colja” është prezantuar eksluzivisht nga Ilir Meta në Kukës, si kandidatë për deputet i LSI në Kukës!
Për shkak se bashkpronarët e LSI kanë kontakte me shumë prej këtyre tipave, ndoshta nuk e njohin me emrin “Cole”, por “Apostol” dhe nuk e dinë që i njëjti person është “Colja” i tregtisë së karburanteve, i eksprtit të mermerëve dhe gurëve dekorartiv, i importit të ushqimeve, i tenderëve të rikonstruksionit të rrugëve rurale, i shkollave e dh rezervurave të peshkut.
Mirëpo, pas denoncimit të bërë prej kukusianit Elezi për pazaret Muli-Cole për votat e Kukësit në favor të LSI, po qarkullojnë fjalë dhe letra zyratre, se “GULF” është “fuçi skandali” e dirigjuar nga partia dhe familja “Meta”, mbasi “Colja” është bashkëpronar me administratorin e “GULF” Albano Aliko dhe me disa “llazarë e angjelër” të tjerë në disa firma karburantesh e “gjellërash” të tjera biznesesh të qelbur, gjë që e konfirmojnë shumë dokumente zyrtare, dy prej të cilave, “PAMFLETI”, po publikon sot, shkresa të firmosura nga Autoriteti i Konkurencës me Vendim Nr. 266 , datë 05.02.2013, me objekt “Mbi transferimin e 70% të aksioneve të kapitalit themeltar, nga shoqëria “City Investement Holding S.A”, tek aksioneret Apostol Goçi dhe Albano Aliko” dhe nga Bashkia e Tiranës, për sekuestrimin e një sipërfaqe trualli në Tiranë, në pronësi të këtyre të dyve, për shkak se janë debitorë ndaj kësaj bashkie.