Luli, Aurela, Kunati dhe shumë i dashuri Vjehrri Xhafe të cilët prej kohësh vetëkonsiderohen si pritmi i Shqipërisë, tek deputetja e cila me ledhatim dhe harbim mashkullor thirret Ulkonja kanë shfaqur vlerat e tyre me të mirat morale, etike, ideologjike dhe njerëzore në përgjithësi.
Ajo është gëzim i madh për të dashurin Vjehrrin Xhafe. Kur e shikon me ata sy të mëdhenj të ndezur nga erosi një e ëmbël sevda i gllabëron kurmin dhe urimet për Sali Berishën që e gjet e për dhëndrin që e nxori në selamet i nxjerr si bereqet!
Bijë e një muhaxhiri nga Ulqini, jetim e sekretar partie ishte e duhura për të bërë karrierë në PD. Si fillim pasi i kishte dhënë gjithçka e gjithkujt në emër të idealit u bë zëvendës ministre. Por rrugëve të Tiranës ishte bërë e njohur ku e ku me parë. Si sekretare biznesmenësh e politikanësh të cilëve jua çonte dhe jua ngrinte lart e me lart të ardhurat e gjet veten pedagoge në Universitetin dylberian të Labinotit.
Në këtë oaz të virtytit njohu shumë njerëz me vlerë të këtij kombi. Ideologun themelues dhe shqytarin e tij me buzëqeshje të dlirtë. Sa te njeri aq te tjetri tallazet e shpirtit të saj të trazuar do të fashiteshin si vala në breg. Ah në kohën e ndërmjetme u mori ndoca vetë me biznes, shiti ca apartamente e përfundoi gjykatave për mashtrim.
Por mund të jenë gojë të liga të cilët nuk e kanë kuptuar mirë filozofinë e saj komunikative. Por ajo sot është një politikane e sprovuar e plot sukses. Por vuan keqkuptimin se mileti nuk di ta interpretojë. Shpesh revoltohet me intelektualitetin e saj duke shtruar për diskutim pyetjen ç’janë këta xhinder që dinë veç të penetrojnë dhe aspak të interpretojnë???
Në vitin 2015 Luli, Aurela dhe Vjehrri Xhafe plot besim e kandiduan për një bashki të madhe nga ku mori një humbje kaq të madhe që e lëndoi në mes të xhanit. Qysh aso dite një vello pikëllimi i harkon vështrimin. Keqkuptim i madh. Ajo bëri gjithçka për ata mosmirënjohës. I përqafonte një e nga një. U vinte kokën në gjoks që të preheshin dhe i mëkonte si nënë e rreptë bijësh të ashpër. U shkelte synë për tu dhuruar ëndrra. Vishej me taka e pelerinë si magjistricë dhe me të njëjtin pasion siç sheh të dashurin Vjehrrin Xhafe ashtu i këqyrte edhe ata kartalla që se kuptuan kurrë.
E ndërruan me një xhuxh duke e veremosur që ju plaçin sytë ju plaçin, me zemrën plagë u rikthye në PD dhe gjet jatak në atë vatër ku di ti rindezë zjarret e fikura. Nuk ndenji për asnjë çast duarkryq ! E veshur plot shije me rroba firmato me makinë e shofer me kamër nga pas nuk la vend pa e gjurmuar varfërinë e popullit.
Shkoi mes tyre si zjarri në acar. I ngrohu, u dha shpresë, i shikonte gjatë në sy dhe pas kësaj ata ishin më energjikë më të gatshëm për t’ju vërsulur Edi Ramës. Ditë pas dite e quanin deputetja Ulkonjë për energjinë temperamentin dhe efektin mbresëlënës mbi burrat pa dallim moshe krahine e ideje. Të ndodhte ndryshe s’kishte se si..u desh të zhdukeshin përbindëshat dhe në këtë botë të vije ti. Duhej larguar Jozefina Topalli se ishte e persekutuar, 20 vjet qëndresë të ashpër ndaj komunistëve, me cene të mëdha si e pakorruptuar dhe aspak joshëse ndaj banditëve që për faj të saj desh e vranë në hyrje të Vlorës në vitin 1998.
Duhej zëvendësuar me Ulkonjën e cila këto anakronizma si ka njohur kurrë. Ajo dinte ta prekte elektoratin aty ku i dhemb me video hot me psherëtima, puhiza, ofshama, rënkime e thirrje për revolucion demokratik. U bë deputete në Listën e Lulit siç e kishte thënë vetë zoti se edhe në çadër u bë emblemë e saj. Në Parlament gjente melhem për plagët e saj.
Nje ditë ato të mallkuara kamera ranë me syrin e tyre të keq mbi mesazhet që shkëmbente me deputetin tjetër të cilit i mbet hamshorllëku rob në objektiv. I gjori sa kishte hequr sa ishte përvëluar, sa lot dhe djersë kishte derdhur, sa brenga kishte hequr, por Ulkonja kishte tahmah e ai qyqari e kishte zhgënjyer i kishte tromaksur shpirtin e trupin…e si kishte mbetur gjë tjetër, pos vajit dhe identifikimit me qenin dhe plehun.
Tronditi dynjanë ajo sevda e pafat. Po kaq i tmerrshëm ishte zhgënjimi i Ulkonjës që kërkonte tigër dhe gjet një kotele. Por Luli, Aurela, Kunati dhe i dashuri Vjehrri Xhafe që i donin qamet të dy secili për arsyet e veta vendosen si kusht karriere në PD që kush nuk shfaq dhimbje në heshtje për këtë “love story” ska të ardhme më, shpallet armik, ndërsa ata që e kritikojnë të ikin vetë të mos presin ditën e zezë të gjykimit.
Arben Ristani ta ketë parasysh këtë se i llapi goja para mendjes. Ditët kalonin jake-jake dhe shpirti i trazuar darovitej. Pas limontisë së fshehjes mbërriti vendosmëria e të shfaqurit. Në çdo studio Ulkonja dhe hamshori janë tandemi i ri i PD me status të ri. Ata janë fytyra, shpresa dhe gëzimi. Prej tyre Edi Rama bien në ankth e flet përçart pothuaj tmerrohet.
Së fundmi Ulkonja u shfaq në Kuvend …ngjiti shkallët ngadalë…që ta shihnin mirë nga pas…pastaj në foltore…heshti pak …ja nguli sytë sallës….e mbërtheu atë….gjokset e delegatëve digjeshin….fjalë pas fjale atyre u ngrihej entuziazmi si kurrë më parë. Vetëm kjo ja ngre Edi Ramës, nervat thanë të gjithë njëzëri. Pastaj u ul dhe shikime pafund ja përkëdhelnin siluetën.
Ishte dita e saj e triumfit, ishte kongresi i saj …tani ajo me hamshorin janë të dytët menjëherë pas Lulit, Aurelës, Kunatit dhe fort të dashurit Vjehrrit Xhafe. Sali Berisha është veç një koleg i saj asgjë më shumë. Askush që nuk i zgjon oreks Ulkonjës nuk mund të bëjë karrierë nuk mund të jetë deputet ministër jo e jo. Kushdo që zhgënjen shijet e saj përfundon si qen si pleh.
Të dashur lexues Ulkonja ju pret ta identifikoni, por edhe ta takoni. Ajo nuk është si të tjerat. Është e ndjeshme dhe zemërgjerë. Vraponi çfarë prisni. Koha është flori.