Mooderatorja e njohur shqiptare, Gerta Heta ka rrëfyer mes lotësh historinë e dhimbshme të jetës së saj. Teksa fliste për dy vajzat e saj Gerta e përlotur ka rrëfyer periudhën më të zezë të jetës së saj
Ajo tregoi një ngjarje fatkeqe që ka shkaktuar humbjen e njërës prej binjakeve që priste.
“Ka qenë një periudhë e zezë e jetës që nuk është se nuk e flas, por është një plagë që është gjithmonë aty dhe sa herë që e flasim, më ngacmohet. Por falë Zotit, kemi vetëm Matean dhe e kemi shëndoshë e mirë se mund të ishte edhe më keq.
Po, kemi humbur njërën nga vajzat dhe unë i thashë Matkos që në momentin që humbi Gea, le t’ia vëmë vajzës që jeton emrin Matea sepse me humbjen e Geas ka humbur dhe Gerta. Domethënë, Gerta-Gea, me vdekjen e saj ka vdekur edhe një pjesë e imja”-tregoi Gerta ditën e djeshme në rubrikën “Gjysma ime”.