osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Berisha e Meta janë të pashpresë, “heronjtë e lodhur” e harruan kryengritjen

Berisha e Meta janë të pashpresë, “heronjtë e lodhur” e harruan kryengritjen

Nga Spartak Ngjela

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara deklaroi për Shqipërinë:

“Amerika ka një mike të guximshme, ku nuk ka më të fortë dhe të vërtetë se Shqipëria. Kjo stërvitje i hap rrugë një partneriteti strategjik”.

Këto dhe shumë fjalë të tjera miqësie tha dje ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë; në një kohë kur mbrojtja amerikane e shqiptarëve ka krijuar reaksion antishqiptar te korrupsioni i lartë politik në Tiranë, por dhe në Moskë e në Beograd.

Të çoroditur duken ndërkohë Berisha dhe Meta. Berisha u shpall nongrata në Amerikë, kurse Ilir Meta po shkon drejt shkarkimit si President i Shqipërisë.

Janë të korruptuar, dhe politika amerikane nuk i pranon. Kjo është e vërteta. Por, po i mbron politika ruse me të gjithë shtypin e saj. Atëherë?

Shumë e thjeshtë: janë të pashpresë. Por jo vetëm këta të dy, se janë edhe shumë të tjerë si këta, dhe koha shqiptaro-amerikane nuk i pranon. Në fakt nuk po i pranon koha e bashkimit kombëtar shqiptar, sepse tani dihet që këta të korruptuar kanë punuar në bashkëpunim me pushtuesin e territoreve shqiptare, për shkatërrimin e çështjes shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Shumë shpejt do t’i dëgjoni të gjitha. Por më e shpejta vjen nga kjo pyetje: për faktin që arsyeja e përdorur më dokumentin amerikan për shpalljen nongrata të Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, është fakt indiciues që SPAK në Tiranë të fillojë çështjen penale në ngarkim të Sali Berishës: çfarë do të bëjë Prokuroria e Posaçme, e cila është kompetente për krimin e korrupsionit shtetëror?

Atëherë, çfarë pritet të ndodhë?

l.Esencën e historisë aktuale të çështjes shqiptare që po fermentohet në konsolidim të plotë kombëtar me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, siç e shprehëm më lart, e dha dje, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Dhe jo vetëm kaq: ajo foli vetëm për Shqipërinë, për shqiptarët dhe forcën e miqësinë e madhe shqiptaro-amerikane, në prani të trupave amerikane që ndodhen në Shqipëri prej disa ditësh.

Asnjëherë nuk është folur kështu.

Por, asnjëherë Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kaq afër.

Në fakt, është koha kur politika amerikane po kuptohet se e ka mposhtur fluksin politik antiamerikan të lidershipit shqiptar.

Por ajo që është më e rëndësishmja është pikërisht prezenca e madhe e ushtrisë amerikane në Shqipëri, mu në kohën kur është hapur procesi për të shkarkuar presidentin Ilir Meta dhe kur ish kryeministri Sali Berisha është shpallur person nongrata në Shtetet e Bashkuara.

Por, qartë po kuptohet se ky është një proces i historisë së re të Shqipërisë dhe shqiptarizmit në Ballkanin Perëndimor. Dhe do të triumfojë si fitore e shqiptarëve, pas njëqind vjetësh, dhe kundër pushtuesëve të territoreve të tyre shekullorë.

ll.Por ky afrim kaq i madh i politikës amerikane me Shqipërinë, ka krijuar pështjellim në shtypin rus dhe në atë serb. Moska dhe Beogradi janë të shqetësuar dhe kanë marrë në mbrojtje Sali Berishën dhe Ilir Metën, kurse këta tanë flasin broçkulla, kundër reformës antikorrupsion që po ecën në Shqipëri, dhe shpresën po duket se e kanë te Moska, Parisi dhe Beogradi, tre dëmprurësit e mëdhenj të çështjes shqiptare, të paktën në 150 vjetët e fundit.

Por janë naivë, dhe me ligësi antishqiptare, se rrezikohen nga antikorrupsioni dhe procesi i ringritjes së çështjes së vërtetë shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Pse, dy, tre, apo njëzetë, qoftë dhe njëqind të korruptuar që kanë vjedhur shqiptarët, do të ndalojnë historinë e re të Shqipërisë dhe etnisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor?

Janë krejtësisht të futur në hullinë e mendimit të cekët, antihistoirik, të një fluksi politik dhe mediatik shqiptar, të blerë nga antishqiptarizmi ndërkombëtar.

lll. Kjo është e vërteta e kësaj kohe. Por janë të humbur.

Shqipëria dhe shqiptarizmi janë tani të mbrojtura me prezencë ushtarake amerikane në të gjithë Shqipërinë.

Atëherë? Nuk e ka parë këtë korrupsioni i lartë shqiptar? Nuk e kanë kuptuar këta që ushtritë aleate nuk ikin këndej pa u likuiduar tërësisht korrupsioni antishqiptar në Tiranë?

E kanë kuptuar, se edhe këtu ka një pyetje: ku është kryengritja Berisha, Basha, Meta? Ajo duhej të kishte filluar. Jo, nuk fillon dot, se “heronjtë janë të lodhur”.

Pikërisht për këtë, politika amerikane po tallet me ta, kurse shqiptarët po presin me shpresë likuidimin e tyre. Shqiptarët presin me besim tani, kurse të korruptuarit mirë do të bëjnë nëse do të ulin kokën.

Ja, kjo është koha jonë historike, që po vjen triumfalisht kundër korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri, dhe kundër antishqiptarizmit.