osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Tronditje në Perëndim për “rrëmbimin” e avionit të Ryanair

Tronditje në Perëndim për “rrëmbimin” e avionit të Ryanair

Fuqitë perëndimore dënuan me forcë uljen e detyruar të një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Athina në Vilnius me qëllim arrestimin e gazetarit, Roman Protasevich, kritik me regjimin e Bjellorusisë të presidentit Aleksandër Llukashenko.

Udhëheqësit europianë e klasifikuan veprimin e Minksut “rrëmbim”, ndërsa Uashingtoni “një veprim tronditës “. Të dy palët kërkuan lirimin e menjëhershëm të gazetarit Roman Protasevich, i cili ishte qëllimi i operacionit të ushtrisë bjelloruse.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, i bëri thirrje Bashkimit Europian të vendosë sanksione të reja ndaj Bjellorusisë edhe më të ashpra nga të kaluarat me qëllim rritjen e trysnisë ndaj regjimit.

Ursula von der Leyen, Presidentja e Komisionit Europian, tha se “sjellja e egër dhe e paligjshme do të ketë pasoja të rënda”. Kryeministri polak Mateusz Moraiecki e quajti uljen e detyruar të avionit “veprim të paprecedentë terrorizmi shtetëror”.

Në Uashington, Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e dënoi veprimin e Bjellorusisë si “tronditës” dhe shtoi se administrata e presidentit Joe Biden po koordinohet me partnerët për të vendosur hapat e ardhshëm.

Fillimisht avionët ushtarakë të Bjellorusisë e detyruan avionin e linjës Athinë – Vilnius të bënte ulje të detyruar në Minsk me pretendimin se kërcënohej nga një nga një bombë. Por pasi qentë anti-eksploziv nuk gjetën ndonjë bombë, policia gjeti dhe arrestoi gazetarin dhe aktivistin 26-vjeçar kritik me regjimin, Roman Protasevich.

Mediat shtetërore bjelloruse thanë se ishte vetë Presidenti Alexander Lukashenko që autorizoi personalisht një operacion të tillë. Avioni arriti në Vilnius shtatë orë më vonë nga orari zyrtar.