Radio Europa e Lirë (REL) me qendër në Pragë, humbi dje tre gazetarë të saj në Kabul pas një shpërthimi kamikaz.
Ironi që fakti se personi që shpërtheu u hoq si gazetar, duke bërë që t’u marrë jetën gati 10 “kolegëve”, tre prej të cilëve nga REL e një nga AFP, pa llogaritur viktimat në civilë.
Por kush ishin të viktimat e REL? Njëri ishte reporteri Abadullah Hananzai i cili vdiq në vend, ndërsa Sabawoon Kakar vdiq pak më vonë në spital, si pasojë e plagëve të rënda.
Viktimë që dhe një femër, gazetarja Moharram Durani sapo kishte nisur punë në Radio Europa e Lirë duke u marrë me temat mbi rolin e grave në shoqëri.
“Kjo është një ditë tragjike për shërbimin e radios në Afganistan, një ditë ku kemi humbur të rinj, gazetarë të talentuar. Eshtë rasti i parë që u ndodhi gazetarëve tanë”, theksoi redaktori në redaksinë afgane të REL, Qazir Habibi.
“Një lajm i tmerrshëm”, tha presidenti i Radio Europa e Lirë, Thomas Kent. “Ata ishin qytetarë të lirë që punonin për të ushqyer familjet e tyre”, tha ai.
Gaetarët e rinj e shikonin REL si një variant mjaft i mirë pune dhe si një mundësi për të thënë fjalën e tyre për shoqërinë afgane. “REL dënon fuqimisht vrasjen brutale të gazetarëve të rinj afganë”, shkruhet në një deklaratë të Radios.
Ndërkohë, Abadulah Hananzai ishte shfaqur shumë i shqetësuar më 25 prill, kur mësoi se një ish-koleg i tij u vra në spital në Kandahar.
“Vrasja e kolegut të Kabul News-a, gazetarit të ri, Abudul Manana Arganda, ishte një ngjarje e tmerrshme dhe e frikshme. Dikush duhet t’i ndalojë”, ka shkruar Hananzai në faqen e saj në rrjetet sociale, që pak ditë më pas do linte dhe ai jetën në krye të detyrës. /tesheshi.com/