osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

‘Defender 21’, Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura

‘Defender 21’, Rama: Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve me SHBA! Mision i përbashkët rritja e kapaciteteve të Forcave të Armatosura

Në fjalën e tij, në ceremoninë e stërvitjes “Defender 21” në Tiranë, kryeministri Edi Rama vlerësoi Ambasadoren Yuri Kim, ku tha se i ka dhënë një tjetër cilësi marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ramës, misioni tjetër i përbashkët mes Shqipërisë dhe SHBA-së do të jetë rritja e kapaciteteve njerëzore njerëzore të Forcave të Armatosura, duke i bërë thirrje të rinjve që ta shohin atë si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre.

“Është një privilegj që sot në emër të qeverisë së Shqipërisë tju shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe mesazhi i saj.

Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë ata që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që përbëjnë edhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe Shqipërinë, me përkushtimin e sakrificat e tyre, t’ju shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre.

Dua t’i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA dhe të gjitha vendet e tjera si dhe dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së Qeverisë së SHBA në Shqipëri, Ambasadores Yuri Kim, e cila me përkushtimin e saj i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve, duke përfshirë në vend të parë në mbështetjen e kërkesave dhe nevojave të vendit tonë, qoftë në forcimin e kapaciteteve tona mbrojtëse, qoftë të Drejtësisë.

Besimi që SHBA kanë treguar në vijim te ky partneritet dhe aleancë e madhe strategjike me Shqipërinë e vogël, kulmon me këtë stërvitje ushtarake që jo rastësisht është stërvitja më e madhe, me përfshirjen më domethënëse që ka ndodhur ndonjëherë në historinë e rajonit tonë.

Dua të nënvizoj faktin që edhe vetë kjo shfaqje e bukur për t’i dhënë mundësi qytetarëve të vijën të vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal, nuk do ishte e tillë sot nëse nuk do të kishte qenë mbështetja konkrete e SHBA për rritjen e vazhdueshme të kapacitete të Ushtrisë Shqiptare. Kam shumë besim edhe bazuar në bisedat me Gjeneralët, por edhe me bashkëveprimin e vazhdueshëm me ambasadoren Kim se do të mund të hedhim hapa të tjerë në rritjen e cilësisë së burimeve cilësore të FA duke krijuar besim të mëtejshëm.

Të rinjtë gjithnjë e më shumë do ta shohin adresën e FA si një mundësi të artë për formimin dhe jetën e tyre pas formimit. Krijimi i një kapaciteti të ri akademik për rritjen kapacitetit të forcave njerëzore të FA është misioni i përbashkët i Qeverisë dhe i përfaqësisë së SHBA në Shqipëri.

Jam shumë falënderues e mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të transformimit ët Forcave të Armatosura dhe kjo stërvitje nuk mbaron me mbarimin e saj në afatin e përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë të gjithë ushtarakët tanë. Uroj që miqësia mes Shqipërisë dhe SHBA të jetë e përjetshëm dhe ne të jemi krah për krah sot nesër dhe përgjithmonë”, tha Rama.