Ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha, thotë se ka hequr dorë nga gara për kryetarin e partisë, pasi nuk ka garë të drejtë. Sipas tij në PD nuk ka kushtet normale për të votuar në mënyrë demokratike, pasi ezksiton aristrokacia.
‘Kam tërheur formularin, por e kam menduar të kandidoj, sepse të rinjtë mund ta cojnë PD në ringritje. Nuk pashë asnjë të ri që afrohet për garë, si duket kanë frikë. Më 25 prill ishte një humbje e turpshme. Nëse do kishte kushte për garë sigurisht që do t’i hyja asaj.
Gara është e mbyllur, është e paracaktuar. S’ka garë, nuk votojnë 20 mijë të anëtarësuar. Aty janë hequr emra, sepse ka patronazhistë të cilët monitorojnë faqet në facebook,’-u shpreh Hoxha.
Ish-nënkryetari i FRPD-së shkon më tej duke deklaruar se nëse procesi për zgjedhjen e kryetarit do kryhet në kushtet aktuale atëherë PD do shkojë drejt shkrirjes.
‘Ne nga ky proces fars do të dalim më të vegjël dhe të mundur. Nuk kam asnjë interes përvec PD, sepse kam shkuar aty që 15 vjec. Jemi duke rrezikuar ezkistencën sepse është një garë false, që do të prodhojë një kryetar fals. Këtu po fshihet struci nën dhe. PD po i ikën problemit të humbjes. Debati politik në parti është ‘A-ja’. Dikush ta marrë përsipër humbjen. Fituesit i japin dorën, por në këtë rast nuk mund të ndodhi. Sa më shpejt të krijohen kushtet për garë”, u shpreh ai.