Priten zhvillime të reja në Shqipëri. Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka mësohet se do të presë të dielën në një takim ministrat e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, Sllovenisë, Ante Logar dhe Çekisë, Jakub Kulhánek.
Tre ministrat e vendeve anëtare të BE-së mbërrijnë në Tiranë pas takimeve që kanë zhvilluar në Maqedoninë e Veriut.
Pas takimit katër palësh, ministrat e Jashtëm do të dalin në një deklaratë për shtyp.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, tre ministrat do të priten në takime nga Kryeministri, Edi Rama, Presidenti, Ilir Meta dhe kryetari i opozitës, Lulzim Basha.