Sot kanë mbërritur te sheshi “Nënë Tereza” mjetet e rënda të ushtrisë së NATO-s dhe SHBA-së, në kuadër të stërvitjes më të madhe ushtarake që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ambasada e SHBA njofton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë te sheshi “Nënë Tereza” pasi do të kenë mundësi të ndërveprojnë me ushtarët e “Defender 21”.
Aktivitetet fillojnë në orën 10:00.
Njoftimi i Ambasadës së SHBA:
Ejani në Ditën e Hapur në Tiranë nesër, e dielë, 23 Maj. Aktiviteti është e hapur për publikun dhe do të përfshjë ushtarë amerikanë dhe shqiptarë të cilët kanë punuar së bashku përgjatë stërvitjes #DefenderEurope21. Njerëzit do të kenë mundësi të ndërveprojnë me ushtarët, të bëjnë fotografi me pajisjet dhe automjetet e tyre. Aktivitetet fillojnë në orën 10 të mëngjesit në sheshin Nënë Tereza.