osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Edhe Sanader u ndodh në pushtet kur hyri në NATO por… u dënua me 10 vite burg!”

“Edhe Sanader u ndodh në pushtet kur  hyri në NATO por… u dënua me 10 vite burg!”

Nga Ardit Rada

Sali Berisha dhe të tijët kanë zgjedhur të mbrohen para shqiptarëve me faktin se gjatë qeverisjes së PD në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në NATO. Sipas demokratëve dhe ish-kryeministrit të shpallur tashmë non-grata familjarisht nga SHBA-të, kjo tregon se ai është mik i amerikanëve dhe se ka gëzuar respektin maksimal nga administrata amerikane.

Në fakt, ky tregues kohor po përdoret për të bindur shqiptarët për ‘pastërtinë’ e Sali Berishës, pasi Uashingtoni e ka marrë verdiktin.

Por në përgjigje të këtyre pretendimeve javanews.al po sjell një shembull nga Kroacia fqinje. Ajo u anëtarësua në NATO njëkohësisht me Shqipërinë, pra në 1 Prill 2009. Ky zhvillim i rëndësishëm për integrimin, nuk e amnistoi aspak ish-homologun e Sali Berishës në atë kohë, Ivo Sanaderin. Ai u dënua me plot 10 vite burgim për marrje ryshfeti nga dy kompani të huaja.

Një gjykatë në Zagreb e dënoi Ivo Sanader me tre vite e gjysmë në burg për çështjen e bankës Hypo Adria dhe me shtatë vite për çështjen MOL- INA.

Ai u urdhërua po ashtu të paguajë një gjobë prej 5 milione euro ndaj vendit të tij për pasurimin e padrejtë. Gjyqi zgjati për një vit dhe 30 persona dëshmuan para trupës gjykuese. Prokuroria kishte kërkuar 15 vite burg. Madje Sanader gjykohej njëkohësisht edhe për devijimi të fondeve shtetërore për partinë e tij.

Kroacia ka qenë nën presion nga BE për të mbajtur një qëndrim të ashpër në lidhje me korrupsionin dhe Brukseli e ka ndjekur këtë rast nga afër. Presionet nga BE-ja kundër Kroacisë nuk i drejtohej vetëm këtij vendi, por të paktën Zagrebi pati guximin të hetonte kryeministrin e tij. Ndërsa në Shqipëri, një rast i tillë as që shkohej ndër mend së paku deri në vitin 2013 kur Berisha-Meta qeverisnin Shqipërinë.

Sali Berisha po përballet sot me ditën më të vështirë të jetës së tij politike. Ai është kryqëzuar nga amerikanët si i përfshirë në korrupsion duke bërë milionerë fëmijët dhe aleatët e tij. Zërit të Sekretarit Anthony Blinken iu shtua edhe ai i Matthew Palmer, ndërsa Berisha kërkon prova dhe fakte nga SHBA-të. Por, për aq kohë sa qeveria e tij nuk e gjykoi si Sanaderi, u desh vendi më demokratik t’i gjente “anën”.