osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Kadilli fatbardhi: Eduard Selami është gënjeshtar, fishkëllima ishte për t’u refuzuar totalisht kurse dhjetoristi Elezi bëri “populizëm”

Kadilli fatbardhi: Eduard Selami është gënjeshtar, fishkëllima ishte për t’u refuzuar totalisht kurse dhjetoristi Elezi bëri “populizëm”

Sekretari për Burimet Njerëzore në PD dhe njëherësh një nga anëtarët e grupit të punës për hartimin e statutit të PD komentoi dje dy fjalimet e mbajtura në Kuvendin Kombëtar atë të Eduard Selamit dhe të Ibsen Elezit.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Fabardh Kadilli tha se fishkëllimat ndaj Selamit ishin të papranueshëm dhe i refuzon totalisht, por vetë Selami gënjen. Ndërsa fjalimin e ish-kryetarit të PD-së së Kukësit Ibsen Elezit, Kadilli e quajti populist dhe sipas tij edhe ai tha të pavërteta.

Fatbardh Kadilli për Eduart Selamin

“Fishkëllimat ndaj fjalimit të Selamit në Kuvend nuk ishte asgjë për t’u pranuar. Fishkëllima ishte për t’u refuzuar totalisht. Por ka një dallim. Është tjetër gjë kur njeriu fishkëllehet se është nervoz dhe tjetër gjë kur e instrumentalizon dikush dhe e përdor. Nuk ka lidhje rasti i Selamit me rastin e Ben Blushit dikur në PS. Në rastin e Blushit ishin njerëz të tjerë të kryetarit të bashkisë së Elbasanit që e fishkëllenin. Në rastin e Selamit këta nuk ishin të organizuar.

Madje, kryetari Basha u bën me dorë pushoni. Gjithë trupa jonë e komisionit ishim duke bërë me dorë pushoni. Ata që fishkëllenin ishin të shpërndarë lart e poshtë. Nuk ishte një grup. Ata ishin të mërzitur dhe nervozuar nga fjala dhe fjala ka të pavërteta të rënda. Selami në atë fjalim tha të pavërteta bezdisëse. Që partia nuk ka bërë analizë.

Kemi bërë analiza për të tre humbjet por i kemi bërë brenda zyrave. Po Selami a është brenda zyrave? Selami duhet ta dinte këtë gjë. Kishte edhe detyra funksionale në fushatë. As Selami e as Topalli, as Imami, as Kulluri nuk kanë ardhur në këto analiza.

Selami është gënjeshtar teksa thotë që 22 kryetarët e degëve u hoqën nga Basha. Është bërë mbledhje kryesie dhe nuk janë hequr me një të rënë të lapsit. Gënjen sepse nuk ka shkelur në parti ndonjëherë”.

Fatbardh Kadilli për Ibsen Elezin

“Janë disa website të sponsorizuara nga Partia Socialiste që e kanë nxjerrë fjalën e Ibsen Elezit në kuvend që të dalë kryefaqe në rrjet. Dhe nuk paska qenë më e rëndësishme që kjo parti, Partia Demokratike, po bën një ndryshim radikal me këtë statut. E drejta e Ibsenit ishte që ai bëri populistin. Paskemi futur persekutorët në parti.

Nuk ka asnjë persekutor në Partinë Demokratike. Ai tha se kemi probleme me Sigurimin e Shtetit. Ne e kemi futur në statut që çdokush të verifikohet. Paskemi lidhje me Sorosin, po kjo nuk është fare e vërtetë. Pra këto janë populizëm dhe është e pandershme nga ana e tij. Ibsen tha gjëra të pavërteta”.