Ditën e hënë një sasi prej 1 ton kokainë u sekuestrua në Spanjë. Në rast shitjeje vlera e saj arrinte shifrën e 1 milionë e 550 mijë euro. Meidat spanjolle gjatë ditës së sotme ka zbuluar edhe identitetet e dy shqiptarëve që ishin pjesë e kësaj të trafikut të drogës.
Ata janë Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Përveç 2 shqiptarëve në pranga kanë rënë edhe 2 spanjollë: Rubén Paz Ciprian Muñoz dhe Rubén del Castillo de la Torre, Cuenca.
Sipas informacioneve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë shqiptarët në Spanjë futnin sasi të mëdha kokaine nga Kolumbia perms fluturimeve charter dhe transportoheshin në “valixhe të zeza me kapacitet të madh” që simulonin një shërbim të specializuar transporti.