Një grua dhe një burrë janë si dy vija paralele, zgjaten e zgjaten po në botë se arrijnë në një pikë të përbashkët. Për ta vërtetuar këtë kemi prova pafund dhe të themi të drejtën nuk u lodhëm hiç fare.
Ia nisim me rastin kur një burrë shkon te berberi.
Paguan fare pak dhe qethja i ka duk. Pastaj jemi edhe ne, që lëmë gjysmën e rrogës në parukeri dhe përfundimi?
Siç hymë, dolëm. Eee, po hajde na thuaj neve pra!
Pastaj vjen puna te banjot publike. Vërtet e shajmë dhe e mallkojmë atë tipen që është brenda ama në radhë presim gjithsesi. Ç’ bëjnë burrat? Gjejnë një zgjidhje tjetër, super praktike.
Nejse kalojmë pak te zgjimi në mëngjes. Ata zgjohen në 7 dhe se si ja bëjnë ama u del koha që për 10 minuta të jenë gati. Ndoshta sepse vishen krihen dhe ja, mbyllën punë.
Edhe ne në 7 zgjohemi ama duhen 30 minuta për të reflektuar ndaj jetës, për të përgatitur veten që duhet të çohesh, jo po do zgjedhësh bluzën e duhur për fundin që ke marrë, jo po s’të rri gjë, jo po ke shtuar çik te kofshët dhe s’e kishe vënë re, jo po kështu ashtuu.. ora 9 e 30.
Po kur ke një udhëtim për të bërë? Nuk të zë gjumi gjithë natën.
Çfarë të marrësh me vete, sa bluza të duhen për 5 ditë, me çfarë t’i veshësh këpucët e reja etj etj etj
Një burrë ndërkohë i ka gjërat shumë të lehta në jetë. Kalojmë pak te tryeza e punës. Si e ka një burrë:
Si e ka një grua:
Ama si e ka desktopin- in një burrë:
Dhe si e ka një grua:
Për makinën më mirë s’po flasim fare. Ç’mendon një grua kur sheh një grua dhe ç’mendon një burrë:
Si e shohin veten palët në pasqyrë:
Sigurisht nuk mungon drama e përjetshme “S’kam çfarë vesh”
Ndërkohë që ai e ka siguruar javën