Shumë emigrantë shqiptarë e shqiptarë që punojnë mes Shqipërisë e Italisë janë në vështirësi jetike pasi nuk mund të punojnë apo të lëvizin për punë për shkak të kësaj vonese.
Por një lajm i mirë vjen nga Italia pasi kanë përfunduar tërësisht procedurat e brendshme lidhur me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë.
Mësohet se kjo marrëveshje, e cila është miratuar kohë më parë nga qeveria shqiptare do të hyjë në fuqi pas 60 ditësh, më konkretisht më datë 12 korrik 2021, koha e përcaktuar me ligj pas publikimit në fletoren zyrtare.