Gjatë vizitës në Shqipëri, Patriarku rus Kirill u prit në një takim edhe nga kryeministri Rama. Ai tha se vizita e tij përkon me 110-vjetorin e Kishës Autoqefale shqiptare.
Më vjen mirë që vizita juaj përkon dhe me 110 vjetorin e kishës autoqefale shqiptare, kisha e parë ishte kisha e Shën Gjergjit në Boston dhe themeluesi i saj, imzot Fan Noli u shugurua prift nga peshkopi rus i Nju Jorkut. Kështu që ka një përkim shumë të bukur me ardhjen tuaj, tani në fund të prillit.
Patriarku falënderoi Ramën për pritjen, ndërsa u shpreh i emocionuar për ndryshimet që ka pësuar Tirana nga hera e fundit kur ishte, 15 vite më parë, asokohe Rama kryebashkiak.
Faleminderit shumë për këtë pritje, jam shumë i impresionuar nga arritjet në Tiranë, janë ndryshime vërtetë të jashtëzakonshme. Tirana tani është qytet shumë i bukur. Merita shumë e madhe ju përket juve, si kryebashkiak i Tiranës, dhe unë ju përgëzoj për veprat e mëdha që keni kryer në atë post.
Çështjet estetike luajnë rol të madh në jetën e njeriut, estetika është faqja e jashtme e harmonisë por kur flasim për harmoninë nuk flasim vetëm për gjëra e jashtme, po mund të theksoj lidhjen e ngushtë mes kulturës së njerëzve dhe punës së Kishës. Në një vizitën time nuk do tu them konkretisht në cilin vend, pata mundësinë të njihesha me shembujt e artit modern
Gjatë vizitës në Shqipëri Patriarku rus Kirill u prit edhe nga Presidenti Ilir Meta.