Shumë nga femrat e njohura në botë kanë bërë të paktën një rregullim në pamjen e tyre. Këtë proces e kanë ndjekur edhe femrat e ekranit shqiptar, mes tyre edhe moderatorja e njohur televizive, Alketa Vejsiu.
Nga bukuroshja 16-vjeçare e ekranit nuk kujtojmë pothuajse asgjë, pasi fytyra e Alketës ka ndryshuar totalisht.
Ajo ka zvogëluar hundën vite më parë dhe për një kohë relativisht të shkurtër e ka mbajtur të fshehtë këtë operacion. Pas bujës që bëri “hunda e re” e Alketës në prezantimin e spektaklit “Gjeniu i Vogël”, prezantuesja nuk ngurroi të fliste për këtë ndërhyrje. Pas saj, Alketa thuhet se i është nënshtruar edhe ndërhyrjeve të tjera në buzë, mollëza etj.
Për ndryshimin e hundës së Alketës, dikush nuk është i lumtur. Moderatorja ka bërë të ditur se i ati i saj nuk e ka miratuar ndërhyrjen.
Në një postim shumë kohë më parë në “Facebook” Alketa shkruan: “Kjo është hunda natyrale, trashëgim nga babi që është shumë i mërzitur me modifikimin që i bëra. Po mua më duket më mirë kështu siç e kam tani”.