Siç shumë e dinë, Melani Trump nuk ka qenë dakord që në fillim për kandidaturën e të shoqit si president i SHBA-ve dhe me sa duket ka pasur të drejtë. Kjo pasi në Shtëpinë e Bardhë ajo ndihet si në burg.
Kështu ka thënë Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron në një intervistë të dhënë për “Le Monde” pasi u kthye nga vizita në SHBA.
“E burgosur brenda Shtëpisë së Bardhë, por inteligjente, me sens humori dhe e hapur. Melania ka personalitet shumë të fortë por që është e detyruar ta fshehë, pasi nuk është e lirë të bëjë asgjë. Protokolli dhe rregullat e forta nuk e lejojnë të dalë jashtë Shtëpisë së Bardhë, madje as një dritare nuk ka të drejtë ta hapë. Melania më la mjaft përshtypje pozitive, qeshëm dhe u argëtuam gjatë gjithë takimeve që zhvilluam dhe gjatë gjithë kohës ajo vuri në pah sensin e humorit dhe inteligjencën e saj.”
Zonja e parë e Francës duke bërë një krahasim, ka thënë se ajo është shumë herë më e lirë të bëjë një jetë normale në Paris, ndërsa pjesa e vështirë sipas saj, është vetëm kujdesi i tepruar për të mos folur shumë publikisht, pasi çdo gjë mund të jetë argument mediatik.