Gazetari Mero Baze ka komentuar vizitën e kryedemokratit Lulzim Basha në Kryegjyshatën e Bektashinjve nga ku zgjodhi të urojë besimtarët myslimanë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, botuesi i gazetës “TemA” shkruan me nota humori se Basha ka ngatërruar Sulltan Novruzit me Fitër Bajramin.
“Luli ka ngatërruar Festën e Sulltan Novruzit me Bajramin. Kushedi sa do jetë çuditur Baba Mondi që i ka postuar foton”, ironizon Baze. (TemA)