Lori Hoxha është një nga vajzat më të komentuara në showbizz-in shqiptar dhe kjo pasi jeta e saj private përbën gjithmonë një interes për ndjekësit e saj. Ajo shquhet për stilin e veçantë në të veshur, por edhe për pushimet luksoze që bën herë pas here.
Këtë herë blogerja e njohur është arratisur përsëri nga Tirana dhe ka shkuar për disa ditë pushimi jashtë Shqipërisë. Në njërën nga fotot e postuara së fundmi, Lori ka treguar se është e shoqëruar nga një djalë.
Të gjithë fansat e saj në fillim dyshuan që ajo po kalonte disa ditë relaksi me të dashurinë e saj Vis Bajraktari, por në fakt në një koment ajo ka zbuluar se djali që e shoqëron është vëllai i saj 10-vjeçar.
Njëra nga komentueset e ka ngacmuar trashëgimtaren e ‘Top Medias’ duke i vënë në dukje dorën e pakuruar të djalit në foto.
“Për sot na e preve oreksin me thonjtë e asaj dorës nga e djathta të pa kuruar, të një njeriu që ha thonjtë”, i shkruan ajo.
Por Lori nuk e ka lënë me aq dhe i ka kthyer përgjigje asaj duke i theksuar që është vëllai i saj i vogël.
“Është im vëlla dhe është vetëm 10 vjeç”, shkruan Lori duke na lënë të kuptojmë kështu se pushimet po i shijon me familjen e saj.