Përpara disa muajsh i dashuri i moderatores së njohur Viola Spiro, Valentin Selaj u arrestua fal një operacioni antidrogë në Itali. Ai u mbajt i burgosur për 5 muaj në qelitë e paraburgimit në Hollandë, dhe vetëm përpara disa ditësh u bë i ditur lajmi që Selaj është lënë i lirë.
Ai u fotografua së bashku me moderatoren shqiptare duke kaluar kohë bashkë në një nga lokalet e bllokut. Por edhe pse ai i shpëtoi burgimin, sipas informacioneve të siguruara nga ‘Panorama’ Valentin Selajt do ti sekuestrohet pasuria.
Sipas saj, investigimi mbi bandën e tij kishte filluar që në 2015 nga Prokuroria e Firences dhe kur ai është arrestuar iu sekuestruan 4 milion euro. Por ky operacion nuk përfundoi me kaq, pasi një grupi ku bënte pjesë edhe Selaj, iu sekuestruan në Lezhë pasuri në para, si dhe disa biznese, hotele, restorante e makinave luksoze.
“Grupi në fjalë ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni, ndërsa operacioni “Forca e Ligjit”, i sekuestroi pak kohë pas arrestimit dhe një pasuri prej 1.4 milionë eurosh. Mësohet se ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme: 7 ambiente biznesi me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 4 parcela tokë arë me sipërfaqe totale rreth 22900 m2 dhe 9 automjete luksoze”.