Dita e dielë ishte e kobshme për familjen Kuçi. Ashtu sic ka njoftuar Botapress, këngëtari i njohur deçanas Jeton Kuçi, ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Deçanit ku kishte dalë të shetiste me motorin e tij.
Jetoni ishte parë duke u ngjitur me motor ne Bjeshkët e Deçanit, ndërkohë në orët e pasdites së ditë së dielë u dha lajmi për vdekjen tragjike të këngëtarit Jeton Kucit.
Ai ishte rreth 37 vjeç dhe përveç ngarjes së motoçikeltës që e kishte hobi, ishte këngëtar i njohur i kësaj ane.
Jetoni ka qenë edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar për çështjen kombëtare që nga viti 1990.
“Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një çifteli në dorë për të brumosur idealin për liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor”, ka shkruar ndër të tjera Rasim Slemanaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës.
Postimi i Rasim Selmanajt:
“Lajm tronditës, humb jetën Jeton Kuçi nga Deçani. Një lajm i papritur dhe ngjarje tronditëse jo vetëm për familjen por për të gjithë ne që e kishim bashkëudhëtar që nga vitet 90-ta! E kam shumë vështirë të shkruaj për Ty Jeton, njeriu dhe miku im i mirë por çka me ba, jeta qenka e padrejtë!
Ishe i ri gati fëmijë kur të njoha, në ShKA” Jusuf Gërvalla” të Deçanit, bashkë me shokët tuaj të asaj kohe,nipin tim tani dëshmor Luan Nimanaj, Fatmir Nimanaj e Orhan Halilaj poashtu sot dëshmorë! Ju, Jeton tani po ndaheni nga ne fizikisht por do të mbeteni përgjithmon në zemrat tona! Do të jetojmë me kujtimet e mira për Ju shoku ynë i mirë e i vertet i viteve të përplasura!
Ju në kujtesën time dhe të brezave do te jeni i gjallë si një shtegtar duke ecur me një qifteli në dorë për të brymosur idealin për Liri e duke përcjell amanetin e shokëve tu dëshmor! Qiftelia jote dhe shokëve tu kishte një melodi me Kitarën e Jusuf Gërvallës!
Po e kam të veshtirë të shkruaj per Ty shoku ynë,sepse kemi dhembje e mall pa kufi por do jemi edhe krenar gjithë jetën i dashuri miku im,Jeton Kuçi! Ketu po e këputi fjalen time!
Lamtumirë miku im i mirë”!