osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Lulzim Basha në pritje të ndëshkimit të tretë

Lulzim Basha në pritje të ndëshkimit të tretë

 Altin Ketro

Partia Demokratike mbajti më në fund një Kuvend Kombëtar. Nuk dua të hyj në debatet e brendshme të saj lidhur me statutin apo përplasjet me grupet anti-Basha, pasi nuk dëshiroj ta ngre argumentin tim mbi diversione politike.

Ajo që dua të trajtoj është fjalimi i kryetarit Basha. Ishte një fjalim plot mllef kundrejt qeverisë dhe nga fillimi deri në fund nuk iu hoqën nga artikulimi frazat e rënda kriminale për kundërshtarin politik.

Ky artikulim nuk është i ri për Lulzim Bashën, pasi e kemi dëgjuar rëndom edhe gjatë fushatës së fundit parlamentare. Ndonëse këto akuza publike nuk i dhanë rezultat pozitiv në zgjedhje, ai sërish i bie fyellit në po të njëjtën vrimë që rezultoi e dështuar. Megjithatë, ka diçka shumë interesante në atë fjalim dhe veçanërisht në gjithë llumin e akuzave që ngriti ndaj qeverisë.

Nëse do të dish se çfarë mendimi ka përcjellë Lulzim Basha këto kohë ndër miqtë e vet ndërkombëtarë, dëgjoni fjalimin e tij dhe pastaj e kuptoni pse një sërë syresh prej përfaqësuesve politikë në qeveritë e BE-së janë skeptikë. Ai fjalim që ai e lexoi shqip, u ka shkuar i përkthyer anglisht të gjithë atyre që Basha i konsideron si avokatët e tij.

Edhe unë personalisht, po të isha i huaj dhe të mos jetoja në Shqipëri, po të lexoja atë çka tha Lulzim Basha në Kuvendin e PD-së, jo vetëm që nuk do isha për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por do të refuzoja të vija edhe për vizitë këtu, edhe sikur sigurinë time ta garantonte NATO-ja. Aq zi e paraqiti situatën Lulzim Basha saqë, besoj, edhe nënkryetari i PPE-së, prezent në Kuvend, duhet të jenë ndjerë në ankth për jetën deri sa është larguar nga Shqipëria.

Një nga shënjestrat që Lulzim Basha dhe jo vetëm, kanë si tabelë qitje, është edhe ish ministri Saimir Tahiri. Në çdo tri fjali, tek e katërta do të përmendet patjetër edhe emri i tij. Ka diçka që nuk shkon në këtë mes.

Opozita po përfiton nga fakti se Saimiri po qëndron në heshtje. Heshtja e tij është një heshtje për të respektuar organet ligj zbatuese, Prokurorinë, që të bëjë sa më mirë punën e saj dhe të mos ketë asnjë lloj trysnie politike. Kjo heshtje dhe respekt i tij ndaj ligjit, në fakt po i merret si dobësi, apo më keq, si pranim faji sipas parimit: “heshtja është miratim”.

Ky është një model i ri që Saimir Tahiri ia ka imponuar vetvetes duke duruar gjithë arsenalin e akuzave politike. Është një model që kërkon nerva të çelikta, kur të përmendet emri në çdo tri fjali, apo kur emri yt bëhet pjesë e referencave që opozita ia përcjell partnerëve të vet ndërkombëtarë.

Ana tjetër e medaljes do të ishte ajo siç veproi Berisha pas ngjarjes së Gërdecit ku, për të shpëtuar trashëgimtarin dhe ata që kishin dijeni për përfshirjen e tij, ndërmori një sulm të egër dhe frontal ndaj organit të akuzës për të depersonalizuar qysh nga kreu i prokurorisë e deri tek prokurorët e çështjes.

Ky model rezultoi i suksesshëm pasi u arrit që ai t’i bishtnonte qoftë edhe një marrje në pyetje për aq sa kishte dijeni. Mos vallë ky duhet të ishte modeli që duhet të ndiqte Tahiri apo qoftë edhe Rama?

Meqë jemi tek Rama, sërish Basha po edhe Berisha, e akuzuan se nuk lejon arrestimin e Tahirit. Rama dhe mazhoranca në përgjithësi, vendosën një standard, ku përveç se ai po hetohet nga prokuroria pa

asnjë trysni politike, mazhoranca është e gatshme që të japë autorizimin për arrestimin e tij qoftë edhe me një provë të vetme se ai është i implikuar direkt në trafikun e drogës.

Dakord, ka interpretime të ndryshme nëse duhen marrë parasysh fjalët e dy kriminelëve në biseda të përgjuara, pavarësisht se nuk ka prova direkte që e lidhin Tahirin me ato akuza. Por, për referencë, që Berisha dhe Basha të jenë të besueshëm në akuzat e tyre, dua të shtroj disa pyetje të vjetra që mbeten të reja në çdo kohë: kush e ndaloi prokurorinë të mblidhte prova në vendngjarje atë ditë dhe të nesërmen e ngjarjes së 21 janarit?

Cili pengoi ekzekutimin e urdhër arresteve me emër nominal si pjesë e vrasjes së 4 demonstruesve? Çdo të thotë të refuzosh urdhër arrestet me argumentin idiot se nga arrestimi i zinxhirit komandues të Gardës demotivohen gardistët? Cila ishte pra penguesi dhe shkelësi i ligjit, Berisha si kryeministër apo Basha si ministër i Brendshëm? Dhe të mos harrojmë, që gardistët janë pa imunitet, por u mbrojtën nën imunitetin e dyshes Berisha- Basha.

Po mirë, Saimir Tahiri paska përgjegjësi si ministër i Brendshëm që nuk mori masa në kohë për të luftuar situatën e kanabisit në vitin 2016, për të ndëshkuar shefat e komisariateve për mos ushtrim detyre. Po Prokurori i Përgjithshëm Llalla, nuk ka përgjegjësi në këtë çështje?!

Çfarë bëri ai për të ushtruar kompetencat e plota që ia njihte ligji i atëhershëm për të urdhëruar prerë prokurorët e rretheve që të nisnin procedimin penal ndaj shefave apo drejtorëve të policisë. E pra, nëse do pranojmë se kemi tolerancë nga policia dhe mos marrje masash nga ministri, e njëjta gjë duhet thënë edhe për prokurorët e rretheve si dhe për eprorin e tyre Llalla.

Për ta përfunduar aty ku e nisa, tek llumi që Lulzim Basha përcjell nëpër Evropë, dua të shtoj se mos u vini asnjë faj, si gjermanëve Krishbaum e Frei, ashtu dhe kujtdo tjetër që do dalë kundër negociatave. Ata nuk mund ta konceptojnë dot që një lider politik i opozitës, sfidanti për t’u bërë kryeministër, mund të gënjejë në ato që u shkruan atyre.

Por ata vuajnë edhe mos pasjen e informacionit rreth bëmave të Bashës dhe anashkalimit që ai dhe shumë eksponentë të lartë të PD-së u kanë bërë ligjit. Kryeministri nuk u është përgjigjur me të njëjtën monedhë pasi Rama është zotuar më se njëherë se nuk flet në anglisht me të huaj për krimet që kasta e PD-së ka kryer në vite.

Lulzim Basha e merr si dobësi këtë respekt që qeveria tregon për opozitën në kancelaritë ndërkombëtare dhe ky është një tjetër model që tregon diferencën e madhe midis mazhorancës dhe opozitës.

Lulzim Basha do vijojë ta nxijë realitetin e Shqipërisë kudo dhe kurdo, brenda dhe jashtë vendit, pa iu dridhur qerpiku se qimen e bën tra dhe traun e krimeve të veta që e ka përpara syve nuk e sheh. Por, si tek rrëfenja me mbretin lakuriq, atë ia sheh populli që deri më sot e ka ndëshkuar dy herë. Të tretin do e marrë pas një viti.