Pas 1 tonë drogë të kapura në Madrid ku policia spanjolle shkatërroi nafian shqiptare një tjetër sasi e madhe droge është kapur në Itali. 2 ton drogë janë sekuestruar në detin Adriatik, ndërsa në pranga kanë rënë 4 shiptarë.
Gjatë natës së sotme, në operacionin e ndërmarrë nga Guardia di Finanzia përveç sasisë së madhe të hashashit, u sekuestrua edhe një kallashnikov. Aksioni u mbajt në afërsi të Salentos, ndërkohë që policia u vu në ndjekje të një mjeti lundrimi.
Megjithë refuzimin e mjetit lundrues për të mos iu bindur urdhërit të policisë, Guardia di Financa arriti ta ndalonte anijen. Megjithëse identitetet e 4 shqiptarëve të arrestuar nuk bëhen të ditura ata do të përfaqësohen nga një avokat i vetëm, Cosimo Rampino.
Të tjera detaje pritet të dalin në dritë nga operacioni në fjalë.