osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Hetime për gjyqtarin e Krimeve të Rënda: Adriatik Llalla “rrëzon” Dritan Hallunajn?!

Hetime për gjyqtarin e Krimeve të Rënda: Adriatik Llalla “rrëzon” Dritan Hallunajn?!

 

Sistemi i drejtësisë konsiderohet si fabrikë korrupsioni. Rezultatet e para të vettingut treguan që nuk është përceptim, por fakt.

Gjyqtarë dhe prokurorë, kanë privatizuar institucionet e drejtësisë, duke i përdorur ato për interesa të tyre dhe jo vetëm.

Njëherësh ata janë bërë palë me krimin dhe korrupsionin dhe deri më sot nuk iu ka hyrë gjemb në këmbë.

Sot, kanë të drejtë që frikësohen dhe tremben, pasi nuk do të humbin vetëm punën, por mund të përfundojnë edhe vetë në pranga.

Integriteti i tyre i ngritur mbi korrupsionin do të marrë fund njëherë e mirë dhe drejtësia do të frymojë lirshëm.

Pasuria e më pak se gjysmës së 68 prokurorëve dhe gjyqtarëve ka rezultuar me probleme ligjore.

Nëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit do të konfirmojnë gjetjet e konstatuara nga ILDKP, prokurorët dhe gjyqtarët në fjalë do të përjashtohen nga sistemi i drejtësisë.

Në fazën e parë të filtrit të vettingut pritet të kalojë edhe gjyqtari i Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj.

Ky i fundit nga përmbarues gjyqësor në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka përparuar në gjyqtar apo dhe në KLD.

Më herët, në kohën që ishtë anëtar i KLD –së, Hallunaj është hetuar në lidhje me çështjen e “Arben Frrokut”.

Dritan Hallunaj, ka qenë pjesë e trupës gjykuese, në gjykatën e Shkallës së parë të krimeve të rënda, e cila i dha lirinë Arben Frrokut.

Pas këtij vendimi, prokurori i Përgjithshëm në atë kohë, Adriatik Llalla, ka kërkuar hetim për trupën gjykuese.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me atë hetim, por sa i përket pasurisë, rezulton se Hallunaj, të ardhurat i ka nga paga dhe angazhimet tij, përfshirë këtu dhe pagën e bashkëshortes. Gjithatu ai deklaron se që në vitin 2005 ka marrë një kredi në shumën 5 000 000 lekë.

Ndërkohë ai shkollon vajzën në një shkollë private, për të cilën paguan mbi tre mijë euro në vit, dhe vetën në vitin 2016 ka hadhuar një milion e gjysëm lekë për pushime./CNA