osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

2 medalje ari e 3 argjendi për Kombëtaren e boksit në Ballkanikun e Kroacisë

2 medalje ari e 3 argjendi për Kombëtaren e boksit në Ballkanikun e Kroacisë

Ekipi kombëtar i boksit pati një performancë të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të Boksit që u zhvillua midis 4 dhe 9 maj në Kroaci.

Përfaqësuesja jonë dërgoi një grup sportistësh cilësorë që ia dolën me sukses të shfaqnin vlerat e tyre e të ktheheshin me medalje. Sikurse gazeta ka informuar në vijimësi, në fazën finale kishin mbërritur 5 sportistë nga Shqipëria, nga 11 pesha në total. Pas zhvillimit të garave ditën e djeshme, sportistët tanë arritën të fitonin dy medalje ari, ndërsa tre sportistë të tjerë morën medalje argjendi.

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistët më cilësorë të boksit të gadishullit, nga mbi 10 vende, por garat këtë herë i dominuan boksierët shqiptarë dhe ata kroatë. Sikurse njofton nga Kroacia sekretari i Federatës Shqiptare të Boksit (FSHBo), Enea Kovaçi, në kategorinë deri në 60 kg, Krenar Zeneli humbi përballë serbit Nemanja Gavriloviç, kështu që serbi mori medalje të artë kurse sportisti ynë mori medalje argjendi.

Boksieri Rexhildo Zeneli, në kategorinë e peshës trupore deri në 64 kg, që është dhe një prej më të mirëve të përfaqësueses tonë, nuk ia doli të fitojë përballë boksierit kosovar Shpëtim Bajoku, për pasojë boksieri nga Kosova fitoi medaljen e artë kurse Zeneli ynë fitoi medalje të argjendtë.

Në kategorinë e peshës deri në 69 kg, Denis Nurja i Tiranës, një sportist me rendiment të lartë, fitoi dje medaljen e artë në peshën e tij, pasi mundi në finale kroatin Petar Çetnik, një fitore që erdhi me nokaut, duke konfirmuar superioritetin e boksierit tonë. Po medalje të artë fitoi edhe boksieri Alban Beqiri, i cili, në kategorinë e peshës deri në 75 kg mposhti në finale kroatin Noa Jezek.

Medaljen tjetër për Shqipërinë, të argjendtë, e fitoi boksieri Indrit Laçi, i cili garoi në kategorinë e peshës trupore deri në 91 kg, ku në finale u përball me kroatin Toni Filipi. Këtë ndeshje e fitoi kroati, kështu që Laçi ynë u mjaftua me medalje argjendi.

Pra, dy medalje ari e tri argjendi për Shqipërinë nga Kampionati Ballkanik i Boksit. Kjo është një arritje e madhe e sportistëve tanë që udhëhiqen nga trajnerët Zef Gjoni e Sead Bushati. Tani, e gjithë vëmendja e boksit është të tentojnë kualifikimin e një sportisti (Rexhildo Zenelit) në Olimpiadën e Tokios.